Nis rehabilitimi i Spitalit Infektiv në QSUT, duke filluar nga sot të gjitha urgjencat e COVID-19 do priten te ish-urgjenca kirurgjikale

TIRANË- Në spitalin infektiv i njohur si covid 1, ka nisur rikostruksioni i plotë pas dy viteve pandemi. Investimi me vlerë prej 5.6 milion euro parashikon dyfishim të kapaciteteve të reanimacionit dhe të repartit të urgjencës.

Ministrja e Shëndetësisë tha se janë marrë të gjitha masat për sigurimin e shërbimit për pacientët e sëmurë me koronavirus të cilët po marrin trajtim pranë spitalit Covid 3.

“Përsa i përket planit të përgjigjies në aspektet e gjithë shërbimit spitalor, tashmë të gjithë pacientët që janë në trajtim, janë transferuar në spitalin Covid 3. Një riorganizim është bërë me drejtorinë e QSUT për të pasur të gjitha materialet, mjetet e nevojshme, në mënyrë që të mos kemi asnjë problematikë për të bërë të gjithë atë trajtim që ndodhte në Spitalin Infektiv. Përsa i përket numrit të shtretërve në spitalin Covid3 është aktualisht i bollshëm për rastet që kemi aktualisht.”

Invesitimi tha Manastirliu do ta kthej këtë spital në një qendër reference për trajtimin e sëmundjeve infektive.

“Investimi në Spitalin Infektiv është një investim i cili është planifikuar në kuadër të planit tonë të përgjigjies ndaj pandemisë Covid19 dhe impaktit të saj, por edhe për t’iu përgjigjur emergjencave të tjera, për t’a bërë Spitalin Infektiv një qendër të vërtetë reference për sëmundjet infektive.”

Kapaciteti i plotë i këtij spitali do të jetë 118 shtretër. Spitali i ri do të jetë i pajisur edhe me auditor dhe salla leksioni për studentët e mjekësisë.

/Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion