TROPOJE- Prej pak kohësh, një skuadër ndërtuesish nga Kosova, ka filluar ndërtimin që nga themelet të kullës së Sali Berishës në vendlindjen e tij në Tropojë. Shqiptarja.com siguron foto ekskluzive të kullës 100-vjeçare të Berishajve, në fshatin Prifç të Viçidolit.

Në themelet e kullës së vjetër, me një arkitekturë të një kulle malësore, mjeshtrit kosovarë punojnë për të ngritur banesën, për të cilën prej kohësh është bërë projekti nga një grup arkitektësh nga Kosova, duke ruajtur konstruktin e saj të mëparshëm.
 
Kulla trekatëshe e Berishajve pothuajse është drejt përfundimit, pasi janë ngritur dy katet e para të saj dhe ngelet vetëm i treti.
 
Punëtorët të cilët që në orët e para të mëngjesit fillojnë punën në orët e para të mëngjesit arritën edhe punëtorët, me të cilët biseduam për arkitekturën e të ndërtuarit të kullës, duke ruajtur konstruktin e mëparshëm.

foto
Foto të tjera

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)