TIRANE - Vetëm një ditë pasi Ministria e Financave në Shqipëri mori vendimin për shfuqizimin e udhëzimit 17 i cili parashikonte vendosjen e çmimit të naftës nga importuesi, kjo duket se nuk do të ndikojë në çmimin e naftës në tregun tonë pasi çmimi i naftës në bursë ka pësuar sërish ndryshime.

Në bursë çmimi i naftës ka filluar të rritet sërish ku vetëm sot ka arritur në masën 51 dollarë për fuçi. Deri dje çmimi  i një fuçie naftë kishte arritur minimumin e tij dhe prej disa ditësh qëndronte në masën 44 dollarë për fuçi. 

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)