Ka nisur në Shenzhen të Kinës takimi i parë trepalësh mes Donald Trump, Vladimir Putin dhe Xi Jinping. Tre presidentët janë ulur në një tryezë të madhe të rrumbullakët në rezidencën qeveritare Kylin Villa, në kuadër të samitit APEC. Xi Jinping qëndron në qendër, me Putinin në të djathtë dhe Trump në të majtë, ndërsa delegacionet e tyre janë vendosur në njëfarë distance. Pekini e ka cilësuar takimin mes liderëve të tri fuqive më të mëdha bërthamore si “historik”. Në fjalët e para, Xi Jinping iu drejtua Trump dhe Putinit me një thirrje: “Duhet të mësojmë nga historia. Vendet e mëdha kanë pasur përgjegjësi të përbashkëta”.