Del para KPK prokurori Adnan Kosova, raporti i ILDKPI: S’ka problem me pasurinë

Del para KPK prokurori Adnan Kosova, raporti i ILDKPI: S’ka problem me pasurinë

Prokurori Adnan Kosova para KPK

Ka nisur në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit seanca për prokurorin e Prokurorisë së Përgjithshme, Adnan Kosova. Në seancën para KPK-së me trupë gjyqësore të përbërë të kryesuar nga Xhensila Pine, relatore, Kosova është paraqitur vetë pa avokat.

Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta raporton se hetimi për Kosovën është kryer në të trija kriteret e vlerësimit, atë pasuror, integritetin moral dhe atë profesional. Për kriterin e pasurisë, ILDKPKI, ka dorëzuar një raport me konstatimin se deklarimi është i saktë dhe në përputhje me ligjin. Vetë KPK kreu një hetim të thelluar në lidhje me pasurinë, ku rezulton se Kosova ka deklaruar pasuritë: apartament 93 metra katror blerë për 19.6 mijë dollarë amerikanë në vitin 1998.

Ka një makinë në vlerën e 11 mijë eurove, ndërsa si burim të ardhurash për apartamentin ka vendosur të ardhurat nga paga e punës si të tij pedagog, dhe shitja e një tjetër apartamenti në Korçë. Prokurorit iu kalua barra e provës, për mungesën e të ardhurave në vitin 1998. Subjekti ka kërkuar edhe marrjen e disa dëshmive në lidhje më këtë problem.

DSIK ka dorëzuar një raport me konstatimin se, prokurori ka plotësuar saktë formularim dhe nuk ka informacione se ka lidhje me përsona të inkriminuar, duke konstatuar përshtatshmërinë në detyrë. 

Për aftësitë profesionale, komisioni ka analizuar raportin e Prokurorisë së Përgjithshme. Sipas raportit, ka rezultuar se prokurori kryen saktë detyrën e tij. Ka patur dy denoncime, por sipas KPK nuk ka indicie për shkelje të detyrës.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë