Debat në Kuvend/ Basha: Rama të vijë këtu, apo nuk i mbajnë leqet? Balla: Je i paimagjinueshëm

Kuvendi është mbledhur këtë të enjte në seancën plenare të radhës. Seanca ka nisur me raportin vjetor për dokumentet e ish-sigurimit, ku raportoi Gentiana Sula. Ndërkohë, pas raporteve të prezantuara në Kuvend, kryetari Gramoz Ruçi ndërpreu 10 minuta seancën, pasi nuk ishte dorëzuar lista e diskutantëve. Pas rifillimit të seancës, Basha kërkoi që të ishte i pranishëm Rama në seancë gjatë debatit për negociatat, që sipas tij, vendimi ishte një dështim.

Ky është një debat për një cështje shumë të rëndësishme, dje është marrë një vendim kundër shqiptarëve. Është marrë një vendim për të shtyrë shqyrtimin e vendimmarrjes, përgjegjësi për këtë sot duhet të jetë këtu. Afër mendsh nuk mund të kërkosh nisjen e debatit pa përgjegjësin këtu në sallë. Nëse zotëria po fshihet apo nuk e mbajnë leqet, këshillojë të vijë këtu. Nuk mundet ti bëjë bisht debatit, pezullojë seancën deri sa të vijë këtu përgjegjësi për këtë situatë.

Lulzim Basha

Por Taulant Balla u përgjigj duke thënë se aktualisht Rama po zhvillonte një telefonatë me kryeministrin belg.

E mirëpresim debatin me ju për vendimin historik për negociatat. Ju jeni të paimagjinueshëm. Jemi të gatshëm të bëjmë një betejë me ty sot dhe e dimë fundin. Shyqyr që të kemi ne, por për fat të keq gjynah që të ka Shqipëria kryetar e lider opozite. Debati me kohë të përcaktuar nuk përfshin asnjë lloj detyrimi, nuk është as mocion dhe as interpelancë. Aktualisht Rama po zhvillon jnë bisedë telefonike me kryeministrin belg.

Taulant Balla

Ndërkohë që seanca u ndërprerë për herë të dytë, pasi PD kërkoi pushim për zhvillimin e mbledhjes së grupit. Menjëherë pas mbledhjes së grupit, seanca rinisi me fjalën e kreut të grupit parlamentar të PD, Edmond Spaho, i cili tha se negociatat për Shqipërinë nuk do të hapen as në qershor të vitit 2019.

Në 2019 as bëhet fjalë që të hapen negociatat. Rreth 7 ‘Toyota Yaris’ shfrytëzonte Tahiri për të vjedhur. Pa tij erdhi Xhafaj, që kishte vëllanë trafikant. Shqipëria është kthyer në lavatriçen më të madhe të pastrimit të parave. Qesh Ulsiu, po zhvlerësimin e euros si e vlerëson? Sa kamionë me euro kanë hyrë që kursi i këmbimit ra si kurrë më parë?

Edmond Spaho, kreu i gurpit parlamentar të PD

Seanca pritet të zhvillohet mes debateve të forta mes mazhorancës dhe opozitës, teksa kjo e fundit prej kohësh përdor të njëjtën strategji me bllokim foltoreje dhe mos lejimin normal të seancës.

Nga ana tjetër, edhe kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, ka paralajmëruar kreun e PD, Lulzim Basha, se do t'i zbulojë lidhjet që ai ka me personat që sollën sasinë rekord prej 3.4 milionë euro në Portin e Durrësit.

Ishte Lulzim Basha që akuzoi Ballën se ka bërë marrëveshje për futjen e kësaj sasie eurosh në vendin tonë, por në reagimin e tij, deputeti socialist sfidoi kryedemokratin, duke thënë se nëse vërteton akuzat do lërë mandatin e deputetit dhe do përballet me drejtësinë, ndërsa paralajmëroi se do nxjerrë detaje që implikojnë Bashën në këtë ngjarje.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Donela: 28/06/2018 14:39

    Qenke komplet debil dhe i lig Lulzim,ti nuk vjen dot per 100 vjet ne pushtet,edhe pse idiot ligesia del ne pah.

    Përgjigju
  • Erik: 28/06/2018 11:26

    Efendileret esadiste duan ta bejne parlamentin sipas rregullave te tyre tribale, te vij ky, mos flasi ai, do flas une, do e bllokoj une, mos ti, keshtu dua une.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Parashikimi i motit, e premte, 27 dhjetor

Parashikimi i motit, e premte, 27 dhjetor