'Nis' Serie A, mësohet kalendari i futbollit italian! Risia e sezonit nga Federata

'Nis' Serie A, mësohet kalendari i futbollit italian! Risia e sezonit nga Federata

Napoli me trofeun e kampionit

ITALI - Është zbardhur kalendari për sezonin e ardhshëm 2023-24 në Serinë A të futbollit në Itali, i cili do të nisë fundjavën e datës 20 gusht 2023 dhe do të përfundojë më 26 maj 2024.

Kampionët në fuqi, Napoli e nis mbrojtjen e titullit nga Frosinone, me ndeshjet e para që përfshijnë gjithashtu Bologna - Milan, Udinese - Juventus dhe Inter -Monza .

Ndryshe nga vitet e tjera, Lega ka vendosur se nuk do ketë pushim dimëror në Serie A dhe do të luhet mes Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri.

Në Serinë A 2023/24 do të ketë vetëm një raund në mesjavë, i caktuar për në 27 shtator (raundi e 6-të), dhe siç u përmend nuk do të ketë pushim dimëror. Në vend të kësaj, do të ketë katër ndalesa për ekipet kombëtare. Më 10 shtator, 15 tetor, 19 nëntor dhe 24 mars.

DERBI

- Inter-Milan 17/09/2023 (java e 4-t); Milan-Inter 21/04/2024 (ndeshja e 33-të)

- Juventus-Torino 08/10/2023 (java e 8-të); Torino-Juventus 14/04/2024 (java e 32-të)

- Lazio-Roma 11.12.2023 (java e 12-të); Roma-Lazio 07/04/2024 (ndeshja e 31-të)

DERBI ITALIAN

- Juventus - Inter 26/11/2023 (ndeshja e 13-të)

- Inter - Juventus 04/02/2024 (java e 23-të)

PIOLI VS ALLEGRI

- Milan - Juventus 22/10/2023 (java e 9-të)

- Juventus - Milan 28.04.2023 (java e 34-të)

MOURINHO VS GARCIA

- Roma - Napoli 23/12/2023 (java e 17-të)

- Napoli - Roma 28.04.2023 (java e 34-të)

Java e parë e Serie A:

Bologna-Milan

Empoli-Verona

Frosinone-Napoli

Genoa-Fiorentina

Inter-Monza

Leçe-Lazio

Roma-Salernitana

Sassuolo-Atalanta

Torino-Cagliari

Udinese-Juventus

Kalendari:

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?



×

Lajmi i fundit

Sulmohen me gurë 2 autobusë me tifozë të Skënderbeut, nga Tirana po ktheheshin në Korçë! Thyhen xhamat (FOTO)

Sulmohen me gurë 2 autobusë me tifozë të Skënderbeut, nga Tirana po ktheheshin në Korçë! Thyhen xhamat (FOTO)