'Do ndërtohet nga themelet lagjja e re'/ U dëmtuan nga tërmeti, nis shembja me fadromë e 18 pallateve të dëmtuara në Shijak! Arbana: Preken 451 familje (VIDEO)

SHIJAK- Në Shijak ka nisur shembja e 18 pallateve në zonën e Luginës, një nga më të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit, kur pritet që të nisë procesi i rindërtimit. Gazetari i Report tv, Merin Maçi bën me dije se në total në priten në shemben 30 pallate, 18 prej tyre në zonën e Luginës.

Nga kontaktet që Report Tv ka pasur, banorët nuk kanë bërë rezistencë, kjo pasi banesat e tyre ishin të klasifikuara më rrezikshmëri të lartë. Shembja e banesave është bërë me fadroma dhe jo me shpërthim të kontrolluar. Report Tv sjell video nga vendi i ngjarjeve.

Në Shijak ka qenë i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama, i cili ka bërë një inspektim të shkurtër të punimeve dhe më pas është larguar. "Nis operacioni i rindërtimit me prishjen e godinave të dëmtuara të banimit në 26 nëntor, që i hap rrugën ndërtimit nga themelet të një lagjeje të re me standarte të larta banimi në komunitet", shkruan Rama.  Ai është shoqëruar nga ministri  Rindërtimit, Arben Ahmetaj dhe kryebashkiaku Elton Arbana. Ky i fundit në një prononcim për Report Tv tha se nga shembja e 18 banesave janë prekur 451 familje, por që kanë përfituar bonusin e qirasë. 

Në total janë dëmtuar 10600 banesa, 2900 prej të cilave do të rindërtohen nga e para.

Më herët,  procesit të shembjen i janë nënshtruar edhe 3 shkolla dhe një kopësht, për t'i lënë vendin rindërtimit të godinave të reja, të sigurta për të zhvilluar mësim.

Në prezantimin që ka bërë kreu i qeverisë të planit të rindërtimit të Shijakut javë më parë, më konkretisht 7 mars, ai tha se do të rikrijohet nga fillimi, ku 90 % e tij do të bëhet nga e para,  teksa shtoi se do të kthehet në një atrakion për turistët, njësoj si Belshi.

Momente nga shembja e 1 nga 18 pallateve

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:10
Mes tymit dhe gërmadhave, Report Tv sjell pamje me dron nga shembja e 18 pallateve në Shijak (VIDEO)

Report Tv sjell pamje me dron nga shembja e 18 pallateve në Shijak në lagjen e Luginës, e cila ka qenë një zonat më të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit. Kjo është pamja e fundit e kësaj si një kujtim për këdo që ka banuar në këtë lagje, pasi ajo do të shndërrohet e tëra dhe do të rindërtohet nga e para.

Ora 12:32
Shembja e 18 pallateve/ Arbana për Report Tv: Preken 451 familje, të gjitha kanë marrë bonusin e qirasë (VIDEO)

Kreu i Bashkisë së Shijakut, Elton Arbana në një intervistë për gazetarin e Report Tv, Merin Maçi është shprehur se nga shembja e këtyre 18 pallateve preken 451 familje. Ai është shprehur se të gjitha familjet në Shijak kanë përfituar bonusin e qirasë.

"Kjo është lagjja më e prekur, kemi një plan të detyruar vendor dhe kjo është një nga vend zhvillimet që do të bëhen nga e para. 18 pallate që do të shemben. 2900 aplikime te portali "Shtëpia ime", që është mbyllur 28 shkurt. Është bërë vlerësimi i këtyre dosjeve, 451 familje që i nënshtrohen procesit të shembjes së këtyre 18 pallateve. Shembja e këtyre banesave nuk vjen si dëshirë e pushtetit vendor, por për shkak të fatkeqësisë natyrore. Të gjitha familjet që e kanë shtëpinë në nivelin DS4 kanë marrë bonusin e qirasë, të gjithë e kanë marrë bonusin e qirasë", tha Arbana.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • vali: 05/05/2020 17:05

    Cfare 18 pallate aty duhen shembur 180 pallate…..

    Përgjigju
  • KIRI: 05/05/2020 17:04

    AMAN O EDI RAMA mos e harro edhe plazhin e durresit dhe golemit ku duhet te shembesh te pakten 1000 pallate,,,

    Përgjigju
  • ilir: 05/05/2020 17:02

    BRAVO EDI RAMA TE ERDHI RRADHA TE SISTEMOSH DHE KETE SHEMTIRE KATUND,,,SHEMBI NJA 50 PALLATE ATY ,,,KRIJO HAPSIRA DHE NDERTO PALLATE ME 10-15 KATE QE TE MOS KETE ZENIE TROJESH KOT,,,PO ASHTU ATU DUHEN NDERTUAR QENDRA TREGTARE,,LULISHTE+KENDE SPORTIVE E FUSHA FUTBOLLI E BASKETBOLLI-volejbolli+ tenisi,,,, E QENDRA PER RININE E MOSHEN E TRETE,,....

    Përgjigju
  • Ceno: 05/05/2020 13:54

    LARG DUART E ZEZA të KRYEHAJDUTIT Arben Ahmetaj nga LEKËT dhe MILIONAT e €UROVE që SHTETET BOTËRORE DHURUAN , për RINDËRTIMIN E SHQIPËRISË !!!! LARG DUART E ZEZA të KRYEKUSARIT Arben Ahmetaj nga PARATË e NJERËZVE PA ÇATI mbi KOKË !!!! Arben HAJDUT Ahmetaj , NUK ka Asnjë NDRYSHIM nga KRYEHAJDUTËT e PD KRIMIT dhe LSI PLAÇKITJES siç janë : Genc HAJDUT Ruli , Ridvan HAJDUT Bode , Ardian KRYEKUSAR Fullani , Petrit KRYEHORR Vasili , Vangjel KRYEHAJDUT Tavo , Edmond KRYEHAJDUT Panariti Etj Etj Etj Etj Etj NAÇO dhe PALAÇO HAJDUTË dhe KRYEKUSARË të PANDËSHKUAR akoma nga DREJTËSIA e LESHIT !!!! KUJDES KUJDES KUJDES KUJDES KUJDES KUJDES KUJDES nga HAJDUTI Arben Ahmetaj !!!!! RINDËRTIMI në RREZIK !!!! SPAK SPAK SPAK SPAK SPAK SPAK Leshi të HETOJ PASURITË dhe si i krijuan PASURITË këta HORRA , HAJDUTÉ dhe KRRIMINELË

    Përgjigju
  • Turisti: 05/05/2020 12:47

    Jam i interesuar që tani për një javë pushime në Shijak, sa kushton një javë mjafton 1500 euro, ta kem që tani rezervimin se më vonë kush e di se sa do shkoje nata në një hotel...

    Përgjigju
  • YYY: 05/05/2020 12:44

    Per tu pershendetur! Z.Rama, beje zamet e thuaj Lali Erit te kujtohet edhe per pallatin "RAFAELO-2002" ne Yzberish, dhe t'i lene lojrat me gjoja ekspertet, por ta shembin e rindertojne, pasi eshte tmerre.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Një letër për studentin e gazetarisë në kohën e marrëzisë

Një letër për studentin e gazetarisë në kohën e marrëzisë