Rindërtimi/ Rama: 90 % e pallateve do ngrihen nga e para, nuk spostojmë lagjet! Shijaku, potencial turizmi si Belshi

TIRANË - Shijaku do të rikrijohet nga fillimi, ku 90 % e tij do të bëhet nga e para. Ky ishte projekti që qeveria ka për rindërtimin dhe rizhvillimin urban të kësaj zone. Gjithashtu u premtua se Shijaku do të kthehet në një atrakion për turistët, njësoj si Belshi.

Gjatë prezantimit të projektit kryeminitri Rama u shpreh se ky qytet do të transformohet tërësisht, ndërsa banesat individuale dhe apartamentet do të jenë të një standardi të lartë europian, rezistente ndaj tërmeteve, erërat dhe me materiale të riciklueshme dhe rezistente. Në Shijak janë evidentuar 10 zona për rizhvillim, ku shumica e tyre do të ketë edhe rikonceptim të lagjeve dhe rindërtim të pallateve në mënyrë që të sigurohen sa më shumë hapësira të gjelbra, parqe, hapësira publike dhe kënde lojërash për fëmijët. Të gjitha këto bëhen për përmirësimin e jetës së banorëve dhe zhvillimit ekonomik e urban të Shijakut. Rama tha se apartamentet do të ndërtohen të gjitha nga fillimi duke premtuar një Shijak të rikrijuar nga e para.

 '4000 familje do të marrin banesat e tyre individuale në zonat rurale dhe periferike falas, pas paguar asnjë qindarkë dhe do të gëzojnë vitin e ri 2020-2021' premtoi kryeministri.

Modeli i rizhvillimit të Shijakut ndryshe nga zonat e tjera nuk është rikrijimi i lagjeve të reja si në Thumanë, por rindërtimi do të bëhet në vendet  dhe godinat e dëmtuara. Ata do të shemben dhe do të rindërtohet në atë vend, pasi fatmirësisht nuk kemi pasur viktima.

Çfarë parashikon projekti për rindërtimin e Shijakut?

Në Shijak janë identifikuar 10 zona për rizhvillim, ku do të strehohen 598 familje dhe rreth 54 mijë metra katrorë janë sipërfaqe për rindërtim.  Shtëpitë janë të ndara ne 3 modele 1 + 1 ; 2+1  ; 3+1, ku do të kenë parcelën e tyre individuale dhe teknologjia e përdorur do të jetë me standarde bashkëkohore.

Montimi i shtëpive është shumë i shpejtë për 30 ditë dhe kanë garanci deri në 70 vjet.

Në tipologjinë e apartamenteve që do të ndërtohen janë:

 -177 apartamente 1 + 1,

- 246 apartamente 1+2 ,

-175 apartamente 1+3. 

Zonat që do të rindërtohen janë të rimenduar në pozicionimin e pallateve për të krijuar sa më shumë hapësira të gjelbra dhe sheshe publike e këndë lojërash. Lartësia e banesave është parë me prioritet në zonë dhe do të ndryshojë në varësi të vendit dhe zonës.

Zona në hyrje të qytetit do të ketë densitet të ulët ndërtimi dhe do ketë alternime të hapësirave të gjelbra. Numri i familje që do të akomodohen në këtë zonë janë 33 gjithsej,

- 2 familje do të kenë banesa 1+1,

-15 familje do të kenë banesa 1+2,

- 16 familje do të kenë banesa 1+3.

Lagjja Lugina do të ketë një riorganizim të ri ku do të përhihen shesh publike, park i gjelbër, hapësirë  e përbashkët, park lojërash. Këtu do të kem një densitet më të lartë dhe banesat do të jenë me lartësi nga 3-6 kate. këtu do të akomodohen 415 familje

- 111 familje në apartamente 1+1,

- 171 familje në apartamente 1+2

- 130 familje në apartamente  1+3.

Shijaku ishte prezantimi i dytë i projektit për rindërtim nga qeveria, ku takimi i parë ishte në Thumanë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:49
'S'ta jap dorën se nuk i dihet', Rama batuta me arkitektin italian për koronavirusin

Kryeministri Edi Rama ka ftuar arkitektin italian që punoi për projektin e rizhvillimit të Shijakut për të mbajtur një fjalë përshëndetëse, ku nuk kanë munguar dhe batutat mes tyre. Duke qene se ai vinte nga Italia, e prekur nga koronavirusi, kryeministri Rama tha se nuk po ia jep dorën 'se nuk i dihet'.

 'Dëshiroj që të shpreh një falënderim të veçantë ata që kanë bërë të mundur realizimin e projektit.  Dua të thërras këtu dhe t’i japim një duartrokitje, Franceskos, që është arkitekti që vjen nga Italia. S’po ja jap dorën se e dini. Se ky vjen dhe nga Italia dhe s’i dihet. Nuk ta jap dorën se nuk i dihet kurrë', tha Rama duke shkaktuar të qeshura në sallë.

Ora 12:50
Amnistia fiskale/ Rama: Emigrantët që si deklarojnë do bëhen subjekt i OFL

Kryeministri Edi Rama theksoi edhe një herë se amnistia fiskale do të ndihmojë emigrantët në formalizmin e  kursimeve të tyre me ligj, por nëse nuk e bëjnë brenda afatit të caktuar do të bëhen subjekt i OFL në të ardhmen. Ai tha se këto kursime do të shërbejnë dhe në zhvillimin ekonomik të vendit.

'Amnistia fiskale dhe penale për të gjitha kursimet në të zezë për të gjithë emigrantët që kanë 30 vite që punojnë dhe kursejnë që t'i fusin nëpër banka dhe t'i formatizojnë që t'i kenë bazë për investimet në të ardhmen. Sigurisht këtu përjashtohet kategorikisht paratë e krimit, politikanët bashkë me familjet e tyre, gjykatësi e prokurorë me gjithë familjet e tyre. Amnistia nuk do të pastrojë para që vijën nga korrupsioni. Emigrantët do të kenë garanci të plotë nga parlamenti që paratë e tyre nuk do të cenohen, përveç rasteve nëse do të jenë para krimi apo politikanësh. Kjo do të bëjë që të rritet shumë kapaciteti ekonomik i të gjithë individëve që kanë kursime. Do të rritet mundësia e bashkëpunimit me bankat. Sigurisht që amnistia do të jetë me afat të caktuar dhe pas atij afati do të bëhen subjekt i atyre që sot OFL i është vënë pas. Askush nuk mund të thotë se nuk e dija', tha Rama

Ora 11:45
Rama: 90 % e pallateve do rindërtohen nga fillimi, Shijaku do kthehet në një potencial turizmi si Belshi

Kryeministri Rama tha se apartamentet do të ndërtohen të gjitha nga fillimi duke premtuar një Shijak të rikrijuar nga e para. Edhe apartamentet që mund të riparoheshin pa u shembur, Rama tha se ato do të bëhen nga e para me standardet më të mira. Kryeministri shtoi se 4000 familje do të marrin banesat e tyre individuale në zonat rurale dhe periferike falas, pas paguar asnjë qindarkë dhe do të gëzojnë vitin e ri 2020-2021 në banesat e tyre të reja. Në lidhje me apartamentet, Rama shtoi se duhet pak më shumë kohë dhe me shumë durim nga qytetarët për rindërtimin e tyre.   

'Ata qe kanë humbur banesën individuale në zona rurale apo periferike do e kalojnë vitin e ri 2020-2021 nën çatinë e re dhe të bëjnë gëzuar në shtëpinë e re, ky është objektivi ynë. Besojmë se 4000 familje padiskutim do të jenë me shtëpi të re. Pastaj është pjesë tjetër e vogël që mbase mund të mbetet për një periudhë një mujore më gjatë, për apartamentet duhet pak më shumë kohë dhe pak më shumë durim, pasi këtu nuk bëhet fjalë për të rindërtuar më si më para. Këto shtëpi janë falas dhe nuk do të paguan asnjë qindarkë. Apartamentet do të bëhen të gjitha nga e para, edhe pse mund të riparoheshin, por ne nuk mund t'i lëmë dot fëmijët tanë në ato shtëpi. Ky është një program shumë atipik, pasi në vendet e BE shtëpitë nuk jepen falas edhe pas rindërtimit nga fatkeqësitë natyrore', tha Rama.

Rama tha se Shijaku me ndërhyrjen në 90 % të pallateve dhe zonave tregtare e mjediseve rreth tyre do të transformojnë tërësisht qytetin, që në të ardhmen do të tërheq turistë. Qyteti i Shijakut, për Ramën do të kthehet në një zonë potenciale ekonomike e turizmi falë rindërtimit dhe zhvillimit të mëtejshëm, që do të përfitojnë të gjithë qytetarët dhe shteti.

'Shijaku do të kthehet në një qendër turistike. 90 % e pallateve ekzistuese do të rindërtohen nga para që do të thotë se edhe mjediset e tyre tregtare do të jenë në një kualitet tjetër. Zhvillimi i zonës do të tërheqë turistët të kalojnë këtu pasditen. Çdo ëndërr që shesh me sy hapur po pate vullnetin për ti shkuar nga pas do realizohet. Kështu thonin për Belshin kur thoja që do bëhet një qytet turistik, por dhe Shijaku do kthehet në një preferencë për turistët. Rindërtimi është një platformë edhe e zhvillimit ekonomik për të gjithë banorët, qytetin por dhe vendin, pasi një shumë e madhe kapitali do hyjë në buxhet dhe ekonominë e vendit. Kjo fal mbështetjes që na dhanë në Konferencën e Donatorëve' , tha Rama.

Ora 11:44
Audio e publikuar nga PD për mungesë dorezash e dezinfektanësh/ Rama: Ka probleme aty-këtu, por s'ka lidhje me realitetin

Kryeministri Rama ka folur për herë të parë në lidhje me audio regjistrimin e shpërndarë nga Partia Demokratike, ku drejtoresha e Qendrës Shëndetësore numër 8 në Tiranë ngre mungesën e dorezave mbrojtëse dhe të dezinfektantëve në qendrën shëndetësore. Rama tha se ka probleme aty këtu, por që kjo nuk ka lidhje me realitetin. Kryeministri shtoi se dihet se kujt i shërben kjo infodemi dhe përhapje e lajmeve të rreme që po luajnë me psikologjinë e njerëzve. Për Ramën kjo është infodemi që më shumë shkakton ankth dhe pasiguri te njerëzit bëhet nga burime që duan të përhapin panik dhe dihen arsyet se pse e bëjnë këtë.

'Jam jo fort i lumtur me gjithë këtë bombardim që i bëhet njerëzve me koronavirusin, që është problem, por kemi të bëjmë me një epidemi që ka të gjitha të panjohurat me vete. Por kemi të bëjmë me një infodemi dhe një epidemi të lajmeve të rreme dhe komenteve pa asnjë bazë shkencore që rrit shumë panikun, ankthin dhe pasigurinë e njerëzve. Duhet të jemi të kujdesshëm, fatmirësisht ne nuk kemi ende asnjë rast në Shqipëri. Ka burime që me qëllim duhet të përhapin panikun dhe ju e dini shumë mirë kush i ushqen ato burime dhe pse e bën atë. Asgjë nuk është e vërtetë. Mos ardhtë kurrë, por ne i kemi bërë të gjitha përgatitjet tona. Të mos i referohemi produkteve të papërgjegjshmërisë së mediave si episodi dje ku njëra mori në telefon drejtoreshën e qendrës spitalore jo ka alkool jo nuk ka alkool që luan rëndë me psikologjinë e njerëzve.  Sigurisht që probleme ka aty apo këtu, por kjo nuk është pjesë e realitetit. Imagjinoni tani e çfarë ndodh këtu po të mos jemi të vëmendshëm se çfarë është virusi i infodemisë apo çfarë po ndodh në vendin tonë', tha Rama.

Një ditë më parë Partia Dmeokratike bëri publike një audio ku dëgjohet sipas saj drejtoresha e Qendrës Shëndetësore numër 8 në Tiranë duke debatuar me personelin se nuk ka doreza dhe as alkool dhe për këtë mund të marrin raki!

Ora 11:33
Ahmetaj: Nuk kemi rindërtim të Shijakut, por rikrijim të tij nga e para

Ministër për irndërtimine  zonave të prekura nga tërmeti, Arben Ahmetaj tha se projekti nuk do të sjellë rindërtim të Shijakut, por një rikrijim të tij nga e para dhe brenda viti e gjitëh zona do të jetë një kantier.

'Nuk po flasim për rindërtim të Shijakut, po rikrijim të tij, si në aspektin ekonomik ashtu dhe atë të zhvillimit urban. Shijaku ka 48 pallate dhe do të rikrijohen nga e para 39 pallate, pra rikrijim i qyteti nga e para. Qeveria ka kaluar vendimin për të hapur prokurimin ndërkombëtar të 3400 banesave në të gjithë territorin. Të gjithë do e presin vitin e ri në shtëpinë e tyre të reja. Shijaku i gjithë brenda këtij viti do të jetë një kantier i kurrë më parë , por një kantier që ndërton të ardhmen.  Ne mes të vitit 80 % e projektit do të jetë materializuar', tha Ahmetaj.

Ora 11:28
Margarit: Nuk kemi krijim të lagjeve të reja, por rindërtim në vendet ku kanë qenë banesat e dëmtuara

Ministrja e Kulturës Elva Margariti ka prezantuar projektet e rindërtimit të zonës së Shijakut, ku shprehet se në këtë zonë do të strehohen 598 familje dhe rreth 54 mijë metra katrorë sipërfaqe për rindërtim. Margariti tha se në Shijak, ndryshe nga Thumana, nuk do të kemi krijimin e lagjeve të reja por ndërtimet do të bëhen në vendet ku janë dëmtuar banesat dhe pallatet pasi fatmirësisht në këtë zonë nuk kemi viktima.

"Kemi 26 zona për rindërtim në të gjithë vendin dhe gati 400 hektarë që do të rindërtohen.  Një punë e filluar një muaj më parë me një grup arkitektesh shqiptarë dhe italianë për rimëkëmbjen e Shijakut pas tërmetit. Shtëpitë janë të ndara ne 3 modele 1 + 1 ; 2+1  ; 3+1, kanë parcelën e tyre individuale dhe teknologjia e përdorur është re  që siguron mbrojtjen ndaj tërmetit, ndaj erës dhe materiale që përdoren për ndërtimin janë  të riciklueshme dhe me standarde bashkëkohore. Montimi  këtyre i shtëpive është shumë i shpejtë për 30 ditë dhe kanë garanci deri në 70 vjet që do të thotë që për 70 vite nuk do të keni nevojën e asnjë lloj ndërhyrje në shtëpinë tuaj. Në Shijak janë identifikuar 10 zona për rizhvillim dhe rindërtim. Modeli i rizhvillimit të Shijakut ndryshe nga zonat e tjera nuk është rikrijimi i lagjeve të reja si në Thumanë, por rindërtimi do të bëhet në vendet  dhe godinat e dëmtuara. Ata do të shemben dhe do të rindërtohet në atë vend, pasi  fatmirësisht nuk kemi pasur viktima. Nuk do të kemi spostim të banorëve. Do të kemi 54 mijë  metra katrorë sipërfaqe për rindërtim dhe janë 598 familje që do të akomodohen në të gjitha zonat ku do të ndërhyhet. Në tipologjinë e apartamenteve që do të ndërtohen janë 177 apartamente 1 + 1, 246 apartamente 1+2 dhe 175 apartamente 1+3.  Zonat që do të rindërtohen janë të rimenduar në pozicionimin e pallateve për të krijuar sa më shumë hapësira të gjelbra dhe sheshe publike e këndë lojërash. Lartësia e banesave është parë me prioritet ën zonë dhe do të ndryshojë në varësi të vendit dhe zonës. ën periferi banesat do të jenë më të ulëta se në qendër të Shijakut. Nuk do të bëjmë ndërhyrje masive në ato vende ku mendojmë se kanë një potencial tjetër për zhvillimin e Shijakut. Përveç banesave kemi parë dhe shkollat, pallatin e kulturës në mënyrë që t'i japim vendit një mënyrë tjetër jetese në të gjitha drejtimet. Zona në hyrje të qytetit do të ketë densitet të ulët ndërtimi dhe do ketë alternime të hapësirave të gjelbra. Numri i familje që do të akomodohen në këtë zonë janë 33 gjithsej, ku 2 familje do të kenë banesa 1+1, 15 familje 1+2 dhe 16 familje 1+3. Lagjja Lugina dp të ketë një riorganizim të ri ku do të përhihen shesh publike, park i gjelbër, hapësirë  e përbashkët, park lojërash. këtu do të kem një densitet më të lartë dhe banesat do të jenë me lartësi nga 3-6 kate. këtu do të akomodohen 415 familje, ku 111 në apartamente 1+1, 171 ne 1+2 dhe 130 familje ne 1+3. Tipologjitë e pallateve në Shijak do të përfshijnë: Ndërtesa me një drejtim, ndërtesa me oborr të brendshëm, bllok ne një shkallë të tipeve të ndryshme dhe ndërtesa të ulta deri në 2 kate.', tha Margariti.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ganiu: 08/03/2020 18:27

    ISHALLAH TE ZE KORONA-VIRUSI o rama,,,mos harro te marresh me vete dhe berishen,meten,,bashen,,kryemadhin,,vasilin,,ndoken,,duken,dhe c'fare te doje zemra ty....

    Përgjigju
  • Emigranti: 08/03/2020 03:27

    KY ESHTE DESKRIMINIMI ME I MADH QE U BEHET EMIGRANTEVE EMIGRANTET TANI NDODHEN NDERMJET DY ZJARREVE E PARA SKIFTERAVE QE GJUAJNE SHTEPITE DHE PARATE E EMIGRANTEVE DHE SKIFTERI I DYTE ESHTE QEVERIA ME IDETE HAJDUTERIE TE ARBEN AHMETAJ QE DO TE PERDORE SI MASHE OFL

    Përgjigju
  • Ana: 08/03/2020 00:57

    Po te na tregosh belshin e lindes,,te besojme...

    Përgjigju
  • Abc: 07/03/2020 15:53

    O RAMA TURIZMI DO RRUGE DHE HOTELE,,UJE E DRITA,,,SHTEPIA NUK SHERBEN SI HOTEL,,SHIJAKU MUND TE MERRTE TURISTET KUR DURRESI ESHTE PLOT,,POR JU AS DURRES,,AS GOLEM,AS SHIJAK NUK KENI PER TE BERE SE KETO GJERA SI TURIZMI DUAN TRU,,E KATUNARI E MALOKU NUK KANE SE KU TI GJEJNE TRUTE....

    Përgjigju
  • Emigranti: 07/03/2020 14:24

    Para se tju kërkosh këto deklarime pasurie emigrantëve, detyro në fillim ndërtuesit barbarë që kanë shitur hyrje pallatesh te emigrantët, që edhe pse kanë kaluar mbi 10 vjet këto pallate janë pa legalizime dhe pa hipoteka duke ju bllokuar zhvillimin e pronave kësaj pjese të shoqërisë që hedhin gjakun dhe mundin e tyre në një vend ku fjala e drejta mbi pronën ka vlerën 0. LEGALIZONI PRONAT E EMIGRANTËVE QË BESUAN MUNDIN E TYRE NË SHQIPËRI, PA TË CILIN SHQIPËRIA DO ISHTE NJË GËRMADHË!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë