Në Shijak ka nisur sot prishja e disa shkollave të dëmtuara nga tërmeti, për t'i lënë vendin ndërtimit të shkollave të reja. '16 Shtatori' është një nga gjimnazet që do të prishet, ndërsa fatin e saj do ta kenë dy shkolla 9-vjeçare, si dhe një kopësht i qytetit.
Ndërkohë për ndërtimin e shkollave të reja janë realizuar projektet si dhe janë alokuar fondet, të cilat janë dhënë nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit. Shkolla në video e cila po prishet është '16 Shtatori', e dëmtuar nga tërmeti.
Më herët premtimi i kryeministrit Rama ka qenë se krahas menaxhimit të pandemisë së koronavirusit do të vijohet edhe me ndërtimin e subjekteve të shpallura të pabanueshme si pasojë e tërmetit të 26 nëntorit që fatkeqësisht i mori jetën 51 personave në vendin tonë.