Nis shpërndarja e certifikatave të pronësisë në Himarë e Palasë, Lame: Janë regjistruar 3.766 prona! Aplikoni online

Agjencia Shqiptare e Kadastrës nis shpërndarjen e certifikatave të pronësisë për zonën e Himarës dhe Palasës, ku është realizuar regjistrimi i 3 766 pronave të paluajtshme. Artan Lame Kreu i Kadastrës, nga Himara tha se aplikimi për certifikatën e pronësisë bëhet vetëm online.

“E vështirë të merreshim me Himarën. Fakti se është një vendbanim i vjetër, pa dokumentacion dhe me ndarjen e territorit përmes dëshmive të banorëve, që kjo familje ka jetuar këtu, ajo tjetra në zonën më tutje. Dhe kjo solli dhe 400 ankesa gjatë regjistrimit”, u shpreh Lame.

Një 91-vjeçar nga lagjia Kala e Himarës ishte i pari qytetar që gëzoi certifikatën e pronësisë në zonën e Himarës, pas një procesi të gjatë pune për regjistrimin e hartës kadastrale të qyteti historik në jug të vendit. I pranishëm ishte edhe Lame, i cili shpërndau disa certifikata. Lame pasqyroi vështirësitë e realizimit të hartës kadastrale në Himarës.

“Fakti se është një vendbanim i vjetër, pa dokumentacion dhe me ndarjen e territorit përmes dëshmive të banorëve, që kjo familje ka jetuar këtu, ajo tjetra në zonën më tutje e bënë edhe më të vështirë, çka solli dhe 400 ankesa gjatë regjistrimit”, tha Lame.

Kreu i Kadastrës bëri të ditur se deri më sot janë dhënë 37 609 shërbime kadastrale online për zonat e bregdetit, nga kalimi pronësisë për arsye trashëgimie, kartelat e pronës, transferimi i të drejtës së pronësisë..etj.

Ai u bëri thirrje banorëve të Himarës të aplikojnë përmes e-Albania për të siguruar certifikatën e pronësisë, ndërsa shtoi se do ketë asistencë për që nuk mund ta realizojnë vetë aplikimin.

“Nga dita e hënë, mund të aplikoni për ta marrë një certifikatë. 3 766 pasuri të paluajtshme të regjistruara në zonën e Himarës. Të gjitha aplikimet përmes e-Albania. Për t’u orientuar njerëzit pranë sporteleve të Bashkisë do ketë asistencë”, vijoi Lame.

Procesi i regjistrimit të pasurive të paluajtshme në vijën bregdetare në jug të vendit pritet të vazhdojë edhe me zona të tjera.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Luan: 18/09/2022 21:21

    Pse genjeni zoti Lame bashke me Goron, ne nga Borshi qe perfundoj para 1 vit procesi, kemi aplikuar ne e-Albania para 1 vit edhe asnje pergjigje. Keto ja show per zgjedhjet

    Përgjigju
  • Akile: 18/09/2022 18:38

    Ndaj behet trima dhe ngre saraje pa leje ne pilur aleksander cipa. pse nuk ardht ti shihnit z. artan lame. jane ben ankesa e kush nuk lun vendit se krietari goro i bashkis himara esht mik me aleksandrin

    Përgjigju
  • Hason: 18/09/2022 13:54

    Po kur kemi denicime se po na kerkojne lek perdite. Ke te takojme?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Së shpejti do të merrni një propozim shumë interesant...çfarë kanë rezervuar yjet për sot

Së shpejti do të merrni një propozim shumë interesant...çfarë kanë rezervuar yjet për sot