Emocionet e jashtëzakonshme që dhuroi Champions League sot do t’I lënë vendin kompeticionit të dytë për nga rëndësia në Europa, Europa League. Edhe pse një kompeticion më i vogël se Championsi në fushë do të zbresin skuadra të cilat kanë bërë historinë në kontinentin e vjetër.
Një nga këto skuadra është Manchester United, që në ndeshjen e parë përballë në Old Traford do të ketë Astana-n. Ekipi i drejtuar nga Solskjaer pritet të zbresë në fushë me shumë ndryshime në formacion, pasi më herët trajneri ka konfirmuar Mason Greenëood dhe Axel Tuanzebe, ndërsa me shumë mundës nga fillimi do ta nisin edhe Fred, Sergio Romero e Dalot.
Ndërkohë një ndeshje me shumë emocion pritet të jetë ajo në Gjermani mes Eintracht Frakfurt dhe Arsenal, ekipit që sezonin e kaluar arriti deri në finale të ‘Europa League’. Trajneri Emery me gjasë do t’I japë më shumë hapësire lojtarëve të cilët nuk kanë shumë minuta, por këtu nuk përfshihet Ozil i cili sipas trajnerit spanjoll I nevojitet të pushojë.
Në Itali, konkretisht në kryeqytet, Roma pas disa sezoneve në Champions do të nisë aventurën në Europa League përballë Basaksehir. Për këtë ndeshje trajneri Fonseka nuk do të ketë në dispozicion për shkak dëmtimi Perroti-n, Under, Zapaccosta-n dhe Chris Smolling. Ndërkohë ekipi tjetër i kryeqytetit Italian, Lazio, do të luajë në transfertë kundër CFR Cluj.
Sevillia, e cila është edhe skuadra me më shumë tituj në Europa League, plot 5, do të synojë një tjetër trofe duke filluar nga transferta e Qarabag, skuadrës që eliminoi në turin e parë të Champions-it Partiznain.