Nis sonte magjia e Champions-it, Milani pret ‘sheikët’ e Newcastle! Në fushë Muja e Hysaj, për herë të parë arbitra shqiptarë

Futbolli do të marrë një tjetër kuptim, teksa sonte do të ndizen dritat verbuese të spektaklit që ofron Champions League. Një kompeticion i jashtëzakonshëm, që sezonin e ri e nis me të paktën dy ndeshje të jashtëzakonshme.

Menjëherë në fushë, në orën 18:45 në ‘San Siro’, ose siç njihet ndryshe ‘La Scala’ e futbollit, Milani i 7 trofeve do përballet me Neëcastle e frikshëm të Premier League. Të dy skuadrat bëjnë pjesë në grupin e ferrit bashkë me Paris SG dhe Dortmund, një tjetër përballje e madhe që luhet në orën 21:00. Për t’u rikthyer te Milani, kjo ndeshje ka një rëndësi mbi normalen, pasi ‘djalli’ vjen nga humbja turpëruese 5-1 në derbi kundër Interit dhe kjo është mënyra për të ngritur kokën ose në të kundërt gjërat do komplikohen më shumë. Interesant edhe fakti që Sandro Tonali do rikthehet të luajë kundër skuadrës që e dëshiron me zemër. Mesfushori italian i Neëcastle para sfidës ka deklaruar se në verë nuk donte të largohej dhe se është emocion i madh të luash në San Siro.

Sfida tjetër e orës 18:45 do jetë Young Boys-Leipzig, që drejtohet nga arbitra shqiptarë me kryesor Enea Jorgjin. Historike për ‘xhaketat e zeza’ të Superligës, pasi është hera e parë në këtë nivel. Po për grupin G, Manchester City kampion në fuqi, që në qershor mposhti 1-0 Interin në finale, sezonin e ri e nis kundër Crvena Zvezdës në orën 21:00.

Në të njëjtën orë Barcelona pret në Katalonjë Antëerp-in e shqiptarit Arbnor Muja, ndërsa po për këtë grup Shakhtari sfidon Porton. Me shumë kuriozitet pritet edhe sfida në ‘Olimpico’ mes Lazio-s së Elseid Hysajt dhe Atletico Madrid, ndërsa në Holandë Feynoord pret Celtic.

Ne.k./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Putin dhe ëndrra për Ukrainën si një shtet kukull i Moskës! Plani i tij për të pranuar armëpushimin

Putin dhe ëndrra për Ukrainën si një shtet kukull i Moskës! Plani i tij për të pranuar armëpushimin