Nis sonte super Championsi, spikat Milan-Liverpool! Arbër Hoxha sfidon Bayernin në Gjermani
Sonte pritet edhe dueli Teo-Salah
Dita që mezi pritej nga tifozët më në fund erdhi. Sot në mbrëmje do nisë sezoni i ri i Champions League që vjen me një format të ndryshuar, jo më me 32 por 36 ekipe dhe pa fazën klasike të grupeve. Ndër të tjera spikat superdueli që ka emocionuar Evropën në të shkuarën, Milan-Liverpool. ‘Djalli’ ka hasur shumë vështirësi në Seria A, ndërsa Liverpool në fundjavë pësoi humbjen e parë në Premier League kundër Nottingham. Në prag të sfidës që nis në orën 21:00 në San Siro, trajneri i Milanit Fonseca ka deklaruar që kjo përballje do tregojë vlerën reale të skuadrës së tij, ndërsa ka bërë thirrje për mbështetjen e tifozëve. Sakaq Arne Slot i Liverpoolit është shprehur se ‘Milani është një klub special për holandezët’, ndërsa ka saktësuar se Chiesa nuk është ende gati për lojë.
Sezoni i ri i Championsit gjithsesi do nisë në Torino, teksa Juventusi i rikthyer në këtë kompeticion pret holandezët e PSV në orën 18:45. Sipas trajnerit Thiago Motta të luash në Champions League është krenari dhe jo presion, referuar pritshmërive që kanë tifozët. Po në orën 18:45 në Zvicër luhet Young Boys-Aston Villa.
Në fushë sonte zbresin edhe kampionët në fuqi, Real Madrid, që pret në orën 21:00 në Bernabeu Sttutgartin. 15 herë fituesit e këtij kompeticioni për këtë përballje kanë rikuperuar futbollistë si Camavinga dhe Bellingham, të cilët janë stërvitur me grupin. Sakaq Bayern Munchen luan kundër Dinamo Zagrebit të Arbër Hoxhës në Allianz Arena, ndërsa përballja tjetër e mbrëmjes së sotme që luhet po në orën 21:00 është Sporting Lisbon-Lille.
Ndryshimet në format kanë rritur shumë edhe shpërblimet që UEFA do japë këtë sezon, ndërsa në fund të fazës së parë që përfshin 8 ndeshje për secilin ekip do ketë një renditje nga vendi i parë në të 36-in, ku 8 të parat kualifikohen për fazën e 1/8.
Ne.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
17 Dhjetor, 08:53
Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?
-
Po
72.9%
-
Jo
19.7%
-
Nuk e di
7.4%
Vota total: 2772
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Theo në qendër të kritikave, agjenti: Qëndron te Milani, flasim për rinovimin
16 Dhjetor, 20:00
-
Festa e ditëlindjes kthehet në protestë, ultrasit e Milanit vërshëllejnë Ibrën! Thumb drejtuesve: Jeni të paaftë
16 Dhjetor, 12:36
-
GOLAT/ Milani s'feston në 125 vjetorin e klubit, Genoa e ndal 0-0! Leçe fiton 2-1 me perlën e M. Berishës, Roma e bën dramë në Como
15 Dhjetor, 22:43
-
Real Madrid ndalet në derbi, Vallecano e barazon 3-3
14 Dhjetor, 23:04
-
Bundesliga/ Bayern Munich thyhet pas 14 javësh, Mainzi e mposht 2-1! Fitojnë Leverkusen dhe Gladbach, ndërpritet Union Berlin - Bochum
14 Dhjetor, 18:35
-
Premier League/ Armando Broja protagonist në Londër, Everton barazon me Arsenalin! Liverpool ngec 2-2 në 'Anfield', fiton Newcastle
14 Dhjetor, 18:13
-
'Krisje' te Milani, Fonseca vendos në pikëpyetje lojtarët e tij: Jam i lodhur, do marr futbollistë nga të rinjtë
12 Dhjetor, 15:57
-
Dyshimet për përdhunim, bien akuzat për Kylian Mbappe për 'prova të pamjaftueshme'
12 Dhjetor, 11:23
-
Champions League/ Juventusi ‘zhyt’ Man. Cityn, e mposht 2-0! Barcelona fiton 2-3 dhe kalon më tej, tri pikë Milani e Arsenali! Skuadrat e kualifikuara dhe eliminuara
12 Dhjetor, 08:31
-
Granit Xhaka 'fiku' mesfushën e Interit, statistikat e shqiptarit: Na duhet punë
11 Dhjetor, 11:47
-
Humbja e parë e Interit në Champions, Inzaghi: Bëmë shumë pak, Leverkusen na prishi rekordin
11 Dhjetor, 10:59
-
VIDEO/ Olise driblon gjashtë rivalë, shënon supergol me fanellën e Bayern Munich
11 Dhjetor, 10:25