Nis sot muaji i Ramazanit,
Selim Muça uron myslimanët

Nis sot muaji i Ramazanit,<br />Selim Muça uron myslimanët
 TIRANE- Për të gjithë myslimanët, nis sot muaji më i rëndësishëm, Muaji i Ramazanit. Kalendari i komunitetit Mysliman Shqiptar shënon orën 03:06’ si syfyrin e parë të muajit më festiv për çdo mysliman. 

Kryetari i Komunitetit Mysliman Shqiptar, Selim Muça përshëndeti  bësimtarët me rastin e fillimit të Muaiit të Madhërishëm. 
“Edhe për ne shqiptarët, Ramazani është i mirëseardhur. Ai na ofron durim në këtë stinë të nxehtë, prehje shpirtërore, qëndrueshmëri, drejtësi, barazi e marrëdhënie të mira të mbështetura në parime hyjnore. Së fundi i lutem Zotit, që ky muaj të sjellë në familjen e çdo shqiptari paqe, qetësi dhe harmoni. Zoti Fuqiplotë e begatoftë popullin, vendin dhe kombin tonë.  Paçi mirësi e begati dhe Zoti jua pranoftë agjërimin, adhurimet dhe lutjet tuaja”.

"Ramazani, është një kohë kur besimtarët së bashku me agjërimin që i jep kuptimin esencial këtij muaji, rinovojnë devotshmërinë ndaj Zotit, rizgjojnë edhe një herë fuqishëm mëshirën, dashurinë dhe përkrahjen ndaj njerëzve. Ramazani është një kohë e bekuar, ku besimtarët reflektojnë edhe një herë mbi mendimet dhe sjelljet e tyre, duke e kthyer dëgjimin më shumë se kurrë tek zëri i ndërgjegjes dhe melodia e zemrës”- nënvizoi ai.

  Haxhi Selim Muça, i fton të gjithë besimtarët në lutje, “Shoqëria jonë sot ka nevojë për drejtësi, duke agjëruar ne bëhemi më të drejtë.  Të afërmit dhe fqinjët tanë sot kanë nevojë për përkrahje, duke agjëruar ne bëhemi më të ndjeshëm ndaj halleve dhe nevojave të tyre. Ne kemi nevojë të pendohemi për gabimet tona, dhe kur jemi agjërueshëm është momenti më i volitshëm t’i kërkojmë Zotit falje.”

Sipas fesë islamike, çdo besimtar mysliman, është i detyruar të agjërojë  për 30 ditë me radhë, në shenjë solidariteti me të varfërit si dhe të ndajë ushqimin gjatë këtij muaji me nevojtarët. Pas 30 ditëve agjërim, muslimanët festojnë Bajramin e Madh.  Fillimi i Muajit të Ramazanit, përcaktohet sipas kalendarit hënor.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Suksesi në 'Paris 2024', Sahit Prizreni konfirmohet në postin e Presidentit të Federatës Shqiptare të Mundjes

Suksesi në 'Paris 2024', Sahit Prizreni konfirmohet në postin e Presidentit të Federatës Shqiptare të Mundjes