Nis sot plotësimi i formularit
A2 për pranimin në universitete

Nis sot plotësimi i formularit<br />A2 për pranimin në universitete
Tiranë - Maturantët e kryeqytetit do të kenë mundësinë që nga dita e sotme të plotësojnë formularin A2, me anë të të cilit do të zgjedhin deri në 10 degë preferenciale për në universitet. Që në orët e para të ditës se sotme kanë aplikuar një numër i konsiderueshëm maturantësh, proces i cili, sipas drejtorit të AKP Alfons Harizaj, do të shtrihet në të gjithë vendin deri me 5 Gusht .

“Sot ka nisur plotësimi i formularit A2. Siç e dini, formulari A2 është formulari kërkesës për universitet që plotësojnë maturantët. Janë bërë aplikimet e para. Presim që ato të shtohen gjatë orëve të ditës dhe nga grafikët, Tirana qark dhe Tirana qytet kanë caktuar ditën e parë dhe ditën e dytë ekskluzivisht, ndërsa ato kanë afate dhe ditën e tretë, por dita e tretë shtohet edhe me rrethe të tjera” u shpreh drejtori I AKP-së, Alfons Harizaj.

Ndërsa, për të gjithë ata maturant që për arsye të ndryshme nuk ka mundur të përbushin brenda afatit plotesimin e këtij formulari, do të krijohet edhe një mundësi tjeter për shtyrje datash për këtë proces.

“Dy rastet kur maturanti nuk arrin ta plotësojë formularin në sistem duhet të drejtohet në Drejtorinë Arsimore të Tiranës, përkatësisht të qarkut ose të qytetit. Atje ai duhet të marrë informacione të nevojshme, mbase ka diçka në të dhënat e veta që nuk funksionon. Rasti tjetër është që ai përsëri nuk ka mundur të plotësojë formularin për shkaqe të ndryshme. Do të ketë një afat shtesë që ne do ta deklarojmë në ditët në vijim pas përfundimit të mbylljes për të gjithë”, tha Arizaj.

Për plotësimin e formularit online do të aplikojë secili maturant që ka kryer pagesën prej 2000 lekësh dhe ka kaluar në të 4 provimet e Maturës Shtetërore. Sipas agjencisë kombëtare të provimeve, javën e parë të shtatorit pritet të shpallen edhe emrat e fituesve.

(v.gj/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Kamala Harris: Kam ndryshuar pikëpamjet, por jo parimet

Kamala Harris: Kam ndryshuar pikëpamjet, por jo parimet