EURO 2024/ Shqipëria 'përkëdhelet' nga goglat, përballje me Poloninë, Çekinë, Ishujt Faroe dhe Moldavinë në rrugëtimin drejt Gjermanisë

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka mësuar kundërshtarët për kualifikueset e Europianit 2024 që do zhvillohet në Gjermani. Kuqezinjtë janë shortuar në grupin E, së bashku me Poloninë,  Çekinë, Ishujt Faroe dhe Moldavinë. Kosova nga ana tjetër luan në grupin I me Zvicrën, Izraelin, Rumaninë, Bjellorusinë dhe Andorrën. Në Frankfurt, këtë mesditë fati ka qenë me kuqezinjtë që kanë një grup relativisht të lehtë duke ndezur shpresat për një kualiikim në finalet e Euro 2024. Nga ana tjetër, Kosova ka tre skuadra më të forta se veten. Me Zvicrën, Izraaelin, Rumaninë, Bjellorusinë dhe Gjibraltarin, Dardanët do duhet të tregojnë cilësitë e duhura për të tentuar shansin.

Në 10 grupet e tjera të këtij eventi, ato B dhe C janë më të fortat, për vetë rezultatin që prodhuan goglat. Në Grupin B, Holanda luan me Francën, Republikën e Irlandës, Greqinë dhe Gjibraltarin, ndërsa në atë C, Italia gjen Anglinë, Ukrainën, Maqedoninë e Veriut dhe Maltën. Në grupin A renditen Spanja, Skocia, Norvegjia, Gjeorgjia dhe Qipro. Portugalia është kokë grupi në grupin J, së bashku me Bosnjën, Islandën, Luksemburgun, Sllovakinë dhe Lihtenshtejnin.

Ndeshjet e fazës kualifikuese do të nisin në muajin mars dhe do të përfundojnë në nëntor 2023. Në përfundim të kualifikueseve, dhjetë skuadrat e renditura të parat në grupe së bashku me 10 vendet e dyta kualifikohen automatikisht për në fazën finale. Tre skuadrat e tjera pjesëmarrëse do të dalin nga faza play-off që do të zhvillohet në mars 2024.  Faza finale e Europianit, ku do të marrin pjesë 24 skuadra, do të zhvillohet nga 14 qershor deri më 14 korrik 2024 në Gjermani. Katër finalistët e UEFA Nations League e më konkretisht Holanda, Kroacia, Spanja dhe Italia, do të luajnë ndeshjet finale të këtij kompeticioni në qershor 2023. Si pasojë, këto skuadra kanë vetëm tetë ditë ndeshjesh në dispozicion për fazën e grupeve të eliminatoreve dhe duhet të pozicionohen në grupe me pesë skuadra në këtë short.

Datat e ndeshjeve kualifikuese
23-25/03/2023 Java 1
26-28/03/2023 Java 2
16-17/06/2023 Java 3
19-20/06/2023 Java 4 

07-09/09/2053 Java 5 
12/09/2023 Java 6
12-14/10/2023 Java 7
15-17/10/2023 Java 8
16-18/11/2023 Java 9
19-21/11/2023 Java 10

Datat e ndeshjeve të play-off
21/03/2024 Gjysmëfinalet e play-off
26/03/2024 Finalet e Play-off

Datat finale të turneut
14/06/2024 Hapja e finaleve tëUEFA EURO 2024

14/07/2024 finalja e UEFA EURO 2024

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:34
Eliminatoret e EURO 24/UEFA zbardh kalendarin, ja datat e ndeshjeve të Shqipërisë

Shqipëria e futbollit u njoh sot me kundërshtarët që do të ketë në eliminatoret e Kampionatit Europian 2024, që do të zhvillohen në Gjermani. Shorti e pozicionoi kombëtaren kuqezi në Grupin E me Poloninë, Republikën Çeke, Ishujt Faroe dhe Moldavinë.

Sakaq, UEFA ka përcaktuar edhe kalendarin e ndeshjeve për Grupin E duke zbardhur kështu edhe rrugën e Shqipërisë në këtë aventurë në kompeticionin më të rëndësishëm kontinental për kombëtaret.

Shqipëria do të nisë eliminatoret në transfertë me duelin ndaj Polonisë që do të luhet më datën 27 mars 2023. Kuqezinjtë rikthehen në aksion tre muaj më pas teksa më 17 qershor do të presin në shtëpi Moldavinë dhe tre ditë më pas sfidojnë në transfertë Ishujt Faroe.

Në shtator Shqipëria do të ketë dy përballje nga më të rëndësishmet ndaj dy rivalëve direktë për betejën e kualifikimit. Më 7 shtator, kombëtarja sfidon Republikën Çeke po në transfertë dhe më 10 shtator pret Poloninë në shtëpi. Më 12 tetor, përfaqësuesja shqiptare do të presë Republikën Çeke në një tjetër duel delikat, për të mbyllur eliminatoret në muajin nëntor me dy ndeshjet, Moldavi-Shqipëri (17 nëntor) dhe Shqipëri – Ishujt Faroe (20 nëntor).

Ndërkaq, duke qenë se Shqipëria është shortuar në një grup me 5 skuadra do të ketë tetë ndeshje zyrtare dhe mund të shfrytëzojë kalendarin e UEFA-s ka për të zhvilluar të paktën dy ndeshje miqësore gjatë vitit të ardhshëm.

Ky është kalendari i plotë i Shqipërisë në Grupin E të kualifikueseve.

 

Ora 12:56
Euro 2024, Kosova “derbi” me shqiptarët e  Zvicrës, 4 ekipet e tjera që plotësojnë grupin

1665311161_EURO.jpg

Një ‘derbi’ me Zvicrën dhe një grup i vështirë. Ky është bilanci i shortit për Kosovën për eliminatorët e Euro 2024 që do të luhet në Gjermani. Përfaqësuesja kosovare do të ketë përballë në një derbi ekipin e Zvicrës, ku përveç lojtarëve me origjinë shqiptare, aty banojnë edhe një numër i madh shqiptarësh nga Kosova.

Në grupin I, i cili është një nga tre grupet me gjashtë skuadra, Kosova do të luajë edhe përballë dy ekipeve të tjera të forta, Izraeli dhe Rumania. Ndërkohë që të lehta, të paktën në letër, konsiderohen përballjet me Bjellorusinë dhe Andorën.

Ora 12:49
EURO 24/ Short 'ferri' në grupet B dhe C, Holanda gjen Francën, Italia 'përplaset' me Anglinë

UEFA ka hedhur sot në 12:00 në Frankfurt shortin për kualifikueset e Europianit 2024. Në 10 grupet e këtij eventi, ato B dhe C janë më të fortat, për vetë rezultatin që prodhuan goglat. Në Grupin B, Holanda luan me Francën, Republikën e Irlandës, Greqinë dhe Gjibraltarin, ndërsa në atë C, Italia gjen Anglinë, Ukrainën, Maqedoninë e Veriut dhe Maltën. Në grupin A renditen Spanja, Skocia, Norvegjia, Gjeorgjia dhe Qipro. Portugalia është kokë grupi në grupin J, së bashku me Bosnjën, Islandën, Luksemburgun, Sllovakinë dhe Lihtenshtejnin.

 

Ora 12:44
Shqipëria me fat në short, kuqezinjtë luajnë edhe me Ishujt Faroe, Kosova me Zvicrën dhe Rumaninë

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka mësuar kundërshtarët për kualifikueset e Europianit 2024 që do zhvillohet në Gjermani. Kuqezinjtë janë shortuar në grupin E, së bashku me Poloninë,  Çekinë, Ishujt Faroe dhe Moldavinë.

Kosova nga ana tjetër luan në grupin I me Zvicrën, Izraelin, Rumaninë, Bjellorusinë dhe Andorrën

Grupi E - Poloni, Çeki, Shqipëri, Ishujt Faroe, Moldavi

Grupi I - Zvicër, Izrael, Rumani, Kosovë, Bjellorusi, Andorra

Ora 12:26
Në grupin E, Shqipëria 'peshkon' Poloninë dhe Çekinë në EURO 2024

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka mësuar kundërshtarët për kualifikueset e Europianit 2024 që do zhvillohet në Gjermani. Kuqezinjtë janë shortuar në grupin E, së bashku me Poloninë, Çekinë, Ishujt Faroe dhe Moldavinë .

Grupi E - Poloni, Çeki, Shqipëri, Ishujt Faroe, Moldavia

Ora 12:07
Kombëtarja shqiptare mëson kundërshtarët, fillon shorti për EURO 2024 (VIDEO)

Kombëtarja shqiptare  e futbollit do mësojë sot fatin e kualifikueseve në Euro 2024. Në Frankfurt, duke nisur nga 12:00 po zhvillohet cermonia e shortit për kualifikueset e eventit më të madh Europian. Kuqezinjtë ndodhen në vazon 3, ndërsa Kosova në vazon pesë.

Vazo 3: Ukraina, Suedia, Islanda, Norvegjia, Rumania, Shqipëria, Mali i Zi, Irlanda, Norvegjia, Armenia.

K.T./M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Korcari: 09/10/2022 16:13

    Hiqni duken edhe rejen keta 2 plera edhe mund te rregullohet kombetarja

    Përgjigju
  • Toni: 09/10/2022 14:11

    si zakonisht krijojme pritshmeri dhe pastaj .....katastrofe (nga loja te pakten)

    Përgjigju
  • Levandoski: 09/10/2022 14:03

    Polonia ka Levandoskin dhe Cekia e forte paskim skuadra shume të veshtira…

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja