‘'Forumi i Prespës’, Palmer - Roth: Të zhgënjyer që nuk u përcaktua data për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Nis sot në Ohër , ‘Forumi i  i Prespës’, një konferencë e organizuar nga qeveria e Maqedonisë së Veriut, ku marrin pjesë lider të rajonit të Ballkanit Perëndimor,  zyrtarë të Bashkimit Evropian dhe SHBA-së.

Forumi dy ditor, me temën ‘Ballkani Perëndimor, Puzzle i munguar për plotësimin e Evropës’, përqendrohet në nëntë tema si:  roli i BE-së në botë, demokracia evropiane, vlerat, të drejtat, sundimi i ligjit, siguria, migrimi, ndryshimi i klimës, mjedisi dhe shëndeti, roli I gruar dhe mediasb në shoqëri dhe sa ka ecur implementimi i marrëveshjes së Prespës, 20 vjet pas nënshkruarjes së saj.

Në forum do të marrë pjesë, i dërguari Special i SHBA për Ballkanin Perëndimor, Mathew Palmer, presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, presidenti i Malit të Zi, presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, kryeministrja e Serbisë Ana Brnabic dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Në një panel që mbahet më vonë gjatë ditës pritet të flasë edhe Ndihmës Sekretari i Shtetit në Detyrë për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Philip Reeker, ish-ndërmjetësi i Marrëveshjes së Ohrit Alen LeRoy, ish-Sekretari i Natos Lord George Robertson si dhe autorët kryesorë të arritjes së Marrëveshjes së Prespës, Alexis Tsipras, Zoran Zaev dhe Mathew Nimetz. Konferenca vazhdon edhe të premten.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:36
Palmer dhe Roth: Të zhgënjyer që nuk u përcaktua data për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Përfaqësuesi special i Departamentit Amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Mathew Palmer gjatë fjalimit të tij në Forumin e Prespës theksoi se Shtetet e Bashkuara kanë mbetur të zhgënjyera nga vendimi i Bashkimit Europian për të përcaktuar një datë për konferencën e parë ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Gjithashtu Palmer tha se BE duhet të mbajë premtimin për liberalizimin e vizave për Kosovën.

“Për të realizuar potencialin e plotë të këtij rajoni, liderët duhet të bëjmë më tepër se premtime, duhet të marrin masa dhe të zgjidhin çështjet politike brenda dhe jashtë vendit, të fuqizojnë demokracitë multietnike dhe sistemet e drejtësisë dhe të lëvizin drejt të ardhmes. Është jetike që BE të mbështesë rajonin dhe të miratojë liberalizimin e vizave për Kosovën. Jemi të zhgënjyer nga vendimi për të mos nisur negociatat, sepse këto shtyrje kanë penguar përparimin e synimeve tona në rajon, jo vetëm normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, por më shumë se kaq”, tha Palmer në fjalën e tij.

I të njëtit mendim ishte edhe ministri gjerman për Evropën Michael Roth, i cili theksoi se është  thelbësore që rajoni të integrohet në BE, kjo për të mirën e të dyja palëve.

“ Çështjet bilaterale ose mosmarrëveëshjet mes dy vendeve si ato mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, nuk duhet të ndërhyjë dhe të ndalojë rrugën e integrimit evropian. Më vjen jashtëzakonisnt shumë keq që Këshilli I Ministrave për Evropën nuk arriti të haëpë negociatat për miqtë tanë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, për shkak të vetos së një shteti të vetëm”, tha Roth nëpërmejt videokonferencës.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja