Spektakli do zhvillohet në tre faza konkurrimi, që do të zgjasë disa muaj. Faza e parë do të prezantohet nga dy bukuroshet e talentuara, Marina dhe Luana Vjollca dhe do zgjasë tetë javë.
Faza e dytë do jetë ajo e gjysmë finalistëve dhe do të zgjasë tre javë. Transmetimi do të bëhet cdo të premte në mbrëmje në televizionin Top Channel.
Faza e tretë përfshin mbrëmjen finale, më 3 qershor në Pallatin e Kongreseve, ku do të ndahen edhe çmimet.
Edicioni i 9 i Top Fest do të vije me dy skena; një për solistët dhe një tjetër për grupet. Pjesë e konkurrentëve, që përfshijnë zëra të afirmuar, por edhe të rinj, do të jenë edhe finalistët e The Voice, të cilët do të prezantohen me këngë të sponsorizuara nga Top Channel. Më konkretisht, në spektakël do prezantohet Marsela, finaliste e The Voice of Albania, me një këngë të krijuar nga Elton Deda dhe Enrika do prezantohet me një këngë të prodhuar nga Mirjam Cani. ah/sg/shiptarja.com/