Nis takimi i Këshillit të Ministrave të
OSBE, takohen Çavushoglu-Bushati
Filloi sot në Bazel të Zvicrës mbledhja e 21-të e Këshillit të Ministrave të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE). Në këtë mbledhje janë takuar ministrat e Jashtëm të më shumë se 50 vendeve, ku merr pjesë edhe Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati.
BAZEL- Filloi sot në Bazel të Zvicrës mbledhja e 21-të e Këshillit të Ministrave të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (
OSBE). Në këtë mbledhje janë takuar ministrat e Jashtëm të më shumë se 50 vendeve, ku merr pjesë edhe Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Çavusoglu, Sekretari Amerikan i Shtetit, John Kerry dhe Ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov.
Ministrat para fjalimit të hapjes së mbledhjes dy ditore kanë pozuar së bashku dha kanë pasur takime të shkurtra me njëri-tjetrin. Gjithashtu në këtë mbledhje janë takuar Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Çavushoglu dhe Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati të cilët kanë ardhur në Bazel për të marrë pjesë në takimin e Këshillit të Ministrave të OSBE-së.
Mevlut Çavusoglu, ka zhvilluar bisedime dypalëshe me homologun e tij shqiptar dhe atë austriak. Sipas informacionëve të marrë nga burimet diplomatike, Çavusoglu, falënderoi Ministrin e Jashtëm të Shqipërisë, Ditmir Bushati për mbështetjen ndaj Turqisë për anëtarësim në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Çavusoglu, ka përgëzuar homologun e tij për marrjen e presidencës në Procesin e Bashkëpunimit të Evropës Juglindore.
Në Takim u shkëmbimyen pikëpamje për rritjen e vizitave midis dy vendeve dhe rritjen e marrëdhënieve bilaterale. Gjithashtu Bushati ftoi Ministrin Çavushoglu për vizitë në Shqipëri..
Në ditën e parë të mbledhjes do të diskutohet kriza në Ukrainë, ndërsa në ditën e dytë tema kryesore do të jetë lufta kundër terrorizmit ndërkombëtar. Në takimin e Këshillit të Ministrave të OSBE-së krahas krizës së Ukrainës dhe luftë kundër terrorizmit do të diskutohen sfidat e përbashkëta të OSBE-së dhe përpjekjet për të zgjidhur konfliktin në rajonet Karabag, Abkhazia, Osetia e Jugut dhe Transnistria,
Në fjalën e tij të hapjes së takimit, Presidenti i Konfederatës Zvicerane dhe Ministri i Jashtëm Didier Burkhalter, është shprehur se në Ukrainë nuk është arritur sigurimi i një armëpushimi të qëndrueshëm, dhe duke vënë në dukje se procesi politik nuk ka pasur përmirësim tha se "Situata në Ukrainë është e brishtë".
Në takimin e OSBE-së që korrespondon me 40 përvjetorin e “Helsinki Nihai Senedi” që ka një rol të rëndësishëm në krijimin e organizatës në vitin 1975 do të shqyrtohen për 2015 zhvillimet politike, ushtarake, ekonomike dhe të tjera. Vendi ku po zhvillohet takimi ruhet nga 3 600 ushtarë. Me rastin e takimit hapësira ajrore prej 46 km katror do të mbahet e mbyllur deri ditën e premte.
Marrë nga "Anadolu Agency"
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
25 Nëntor, 08:30
Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?
-
Po
37.7%
-
Jo
53.1%
-
Nuk e di
9.2%
Vota total: 2096
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator, 17:15
-
Pas Celibashit, ambasadori i OSBE-së në Shqipëri takohet me Presidentin Begaj
7 Qershor, 21:05
-
Vota e diasporës/ OSBE: Mbeten vetëm 10 muaj për ta realizuar, e vështirë edhe për vendet e zhvilluara! Partitë të gjejnë marrëveshje sa më shpejt
4 Qershor, 20:59
-
PROFILI/ Merr detyrën kreu i ri i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Tarran: Pres me padurim të punoj krah partnerëve shqiptarë
22 Maj, 11:51
-
Lufta në Ukrainë/ Moska: Sulmi në Belgorod nga Kievi u krye me armë të furnizuara nga NATO
12 Maj, 16:45
-
Basha takon ambasadoren e OSBE, në fokus reforma zgjedhore dhe drejtësia
18 Prill, 19:56