Nis të martën, Cannes 2023, rikthen në skenë Depp pas gjyqit me Amber! Nga DiCaprio tek De Niro emrat e tjerë që do të jenë në Festival

Nis të martën, Cannes 2023, rikthen në skenë Depp pas gjyqit me Amber! Nga DiCaprio tek De Niro emrat e tjerë që do të jenë në Festival

Festivali i Cannes 2023

Costa Azzurra është tanimë gati për të pritur profesionistë e dashamirës të kinemasë e artit. Nga 16 deri në 27 maj në qytetin bregdetar do të mbahet Festivali i Cannes 2023. Në prezantimin e këtij edicioni të 76-të, presidenti i Festivalit Iris Knobloch dhe drejtori Thierry Fremauz, premtuan se ngjarja do të përqendrohej në kinematografinë që shikon nga e ardhmja.

“Cannes është një vitrinë për kinemanë ndërkombëtare; shumë filma që prezantohen këtu janë vlerësuar me “Oscar” në “Caesar” dhe kanë marrë një sërë çmimesh”, tha Knobloch.

Knobloch theksoi më tej se ky Cannes do të dhurojë një fotografi të asaj që ndodh me kinemanë në botë, veçmas në një kohë që sapo kemi lënë pas një situatë të vështirë pandemike.

“Do të kemi një seksinonim më të gjerë fotografik, në krah të kinematografive të rëndësishme shtohet edhe Mongolia për herë të parë”, tha më tej ai.

Programi i Cannes 2023

Do të çel siparin e Festivalit, filmi Jeanne Du Barry, ku Johnyy Depp interpreton në rolin e Mbretit Luigj të XV-të. Ky shënon dhe rikthimin e tij zyrtar në skenë pas betejës së gjatë me ish partneren Amber Heard. Titujt më të shumëpritur të filmave, janë produksione si ai i Martin Scorsese, “Asteroid City”  me regji të Wes Anderson  dhe “May December” nga Todd Haynes.

“Me këtë film Scorsese riviziton historinë e vendit të tij. Do të na kishte pëlqyer të ishte në garë” theksoi Fremaux në konferencën për shtyp, duke konfirmuar më tej prezencën e emrave të njohur si Leonardo DiCaprio, Robert De Niro, Jesse Plemons dhe Lily Gladstone.

E bija e John, Lily Rose Depp, do të ndjek hapat e të atit në Cannes për serinë “The idol” të Sam Levinson, ku është protagoniste. Mes filmave jashtë gare do të shfaqen edhe “Indiana Jones”, ku Harrison Ford pritet të marrë edhe çmimin e karrierës për këtë rast. Në garë bien në sy edhe autorët e mëdhenj si Ken Loach dhe Wim Wenders me filmat e tyre të fundit, ndërsa produksioni i ri, me metrazh të shkurtër “Strange Way Of Life” i Pedro Almodovar me Pedro Pascal dhe Ethan Haëke do të shfaqet gjatë festivalit.

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    EURO 2024/ Fillojnë ndeshjet e fundit, a mendoni se Shqipëria kalon grupin?



×

Lajmi i fundit

Euro 2024/ Fullkrug nderon 'Panzerat' në limte, Gjermania barazon 1-1 me Zvicrën dhe del e para në Grupin A! Skoci 0-1 Hungari, trishtohet Shqipëria

Euro 2024/ Fullkrug nderon 'Panzerat' në limte, Gjermania barazon 1-1 me Zvicrën dhe del e para në Grupin A! Skoci 0-1 Hungari, trishtohet Shqipëria