Ka nisur nga Vlora trajnimi për stafet e bashkive bregdetare, nismë kjo e bashkive dhe drejtorisë së urgjencave kombëtare.
Synimi i trajnimit, ndihma e kualifikuar në raste të aksidenteve detare, ndërsa pjesë e trajnimit mbarë stafet e bashkive bregdetare. Shkak për këtë janë bërë edhe aksidentet e ditëve të fundit të cilat kanë qenë të shpeshta, ku pushues të ndryshëm kanë humbur jetën si pasojë e mbytjes në det.
Pjesë të trajnimit janë bërë policët bashkiakë, punonjësit e emergjencave civile dhe qytetarë të ndryshëm.
Seanca e trajnimit dhe shpjegimi është bërë nga shefi i urgjencave Kombëtare, Skender Brataj.
“Ju jeni nga të parët që ndodheni këtu, si forcat e rendit, si pjesë e stafit të bashkisë dhe sidomos kur të jetë dhe figura e rojeve bregdetare. Është një iniciativë, një hap i parë sepse shumica e këtyre personave që u ndodh një aksident në det, vdesin gjatë transportit. Shumë herë e keni dëgjuar që mbërriti dhe ndërroi jetë në spital. Përse? Për dy manovra të thjeshta që mund ti bëjë kushdo. Nuk duhet me se s’bën të jetë mjek, personel mjekësor. Mundet kushdo prej jush të shtypi gjoksin e një të sëmuri ose të japë një frymëmarrje, pasi një trajnim gjysmë ditor si sot, mund ti shpëtojë jetën kujtdo”, u shpreh shef i urgjencës kombëtare, Skënder Brataj.
Trajnimi merr rëndësi veçanërisht kur pothuajse në të gjitha plazhet mungon roja bregdetare dhe infrastruktura e domosdoshme për shpëtimin e jetëve njerëzore, ndërsa ditët e fundit janë shtuar rastet e aksidedenteve detare me pasojë vdekjen.
Redaksia Online
E.S/ shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO