Nis verifikimi i dëmeve nga përmbytjet në Shkodër, bashkia: Fatura mbi 3 mln euro

Ka nisur në Shkodër verifikimi i dëmeve të shkaktuara nga përmbytjet. Fatura mund të shkojë mbi 3 mln euro, ndërsa bashkia do të kërkojë financim nga qeveria.

"Pas 40 ditësh përmbytje grupet e verifikimit kanë zbritur në terren. Sipas banorëve mbetet për tu parë nëse kjo faturë do të paguhet nga qeveria apo do të mbetet në heshtje si në 2018".

Këto toka ishin per 4 jave te mbuluara nga uji dhe tani çdo kulture bujqesore eshte e kalbur. Ne fshatin Trush te Berdices banoret presin shpresepak komisionet e vleresimit te demeve te ngritura nga bashkia Shkoder.

"Jonxhë, grurë kanë shkuar dëm, akoma ka ujë brenda. Për dëmshpërblimet? Shpresa vdes e fundit! Vjet e cdo vit jemi përmbytur, tokat i kemi me qira", shprehen banorët e Bërdicës.

Alban Sekja drejtues i komisionit te vleresimit te demeve thote se fatura  financiare mund të kalojë kalon 3 mln euro.

"Nëse dëmi është deri në 4 për qind do kalojë në buxhetin e bashkisë së Shkodrës, por nëse është më shumë se 4 për qind do bëjmë kërkesë që ta paguajë qeveria. Nga verifikimet paraprake shohim se dëmet janë të mëdha se në 2018-ën", u shpreh ai.

Në përfundim të vlerësimit, bashkia e Shkodrës do të kërkojë nga qeveria të dëmshpërblejë banorët e prekur nga përmbytjet e këtij viti.

M.Q./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Pakistan/ 82 njerëz të vrarë në 3 ditë si pasojë e dhunës sektariane

Pakistan/ 82 njerëz të vrarë në 3 ditë si pasojë e dhunës sektariane