PAMJE NGA SAZANI/ Çfarë mbeti pas 'betejës' 4 ditore me zjarrin. Nis verifikimi i trungjeve që nxjerrin tym në ishull, riaktivizohen disa vatra të vogla zjarri

PAMJE NGA SAZANI/ Çfarë mbeti pas 'betejës' 4 ditore me zjarrin. Nis verifikimi i trungjeve që nxjerrin tym në ishull,  riaktivizohen disa vatra të vogla zjarri

Pamje nga Sazani, bunkierët e vjetër të ushtrisë të djegur

Era ka riaktivizuar disa vatra të vogla zjarri në ishullin e Sazanit. Janë trungje që kanë patur nxehtësi dhe kanë marrë flakë, por aktualisht kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse.

Situata vijon të jetë e qetë në ishullin e Sazanit. Mëngjesin e sotëm ka nisur verifikimi i disa trungjeve që nxjerrin tym për të marrë çdo element tymi në kontroll fizik. Ndonëse nuk ka vatra zjarri aktive, monitorimi do të vijojë edhe për dy ditët në vijim pasi ka trungje që mund të kenë nxehtësi dhe mund të rikthehen sërish flakët.

Pas katër ditësh në betejë me flakët, ditën e djeshme u arrit neutralizimi i vatrave të zjarrit në ishullin e Sazanit pas ndërhyrjes nga ajri. Për këtë i erdhi në ndihmë Greqia që iu përgjigjur kërkesës së Shqipërisë për të sjellë avion tip Canadair CL 415, i njohur ndryshe si bombarduesi i ujit për shuarjen e zjarrit në Sazan. 

Report Tv ka siguruar pamjet nga ishulli i Sazanit, ku duket se flakët kanë shkrumbuar pisha si dhe shenja kanë mbetur edhe tek bunkerët. 

Sipas njoftimit nga Ministria e Mbrojtjes, u angazhuan 122 efektivë të Forcave të Armatosura, 9 mjete, 2 anije të cilat arrritën të neutralizonin vatrat e zjarrit në ishullin e Sazanit dhe Mirditë. Ndërkaq, Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi njoftoi se u përdorën për herë të parë sistemet e fluturimit pa pilot (UAS) të tipit "PUMA RQ-20B". Ministria ka vijuar mbështetjen e vazhdueshme dhe të pakursyer të SHBA-ve. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:36
Zjarri në Sazan, gjendet një predhë e paplasur shumë pranë zonës së djegur

Një predhë e paplasur është gjetur shumë pranë zonës së djegur në ishullin e Sazanit.

Ora 13:25
Era riaktivizon disa vatra të vogla zjarri në ishullin e Sazanit, ndërhyjnë forcat zjarrfikëse

 

Era ka riaktivizuar disa vatra të vogla zjarri në ishullin e Sazanit. Janë trungje që kanë patur nxehtësi dhe kanë marrë flakë, por aktualisht kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse. Nëse vijon të fryjë erë, ekziston mundësia që të riaktivizohen vatra më të mëdha.

Ora 12:27
Bunkerë dhe pisha të shkrumbuara! Çfarë mbeti pas zjarrit në ishullin e Sazanit (VIDEO)

 

Report Tv ka siguruar pamjet nga ishulli i Sazanit, ku duket se çfarë ka lënë zjarri që zgjati 4 ditë derisa pati ndërhyrje nga ajri. Në pamje duket se si janë shkrumbuar pishat ndërsa flakët kanë lënë shenja edhe tek bunkerët.

/G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja