EMRAT/ Nis vettingu në Policinë e Shtetit, cilët janë 36 drejtuesit e parë që do i nënshtrohen procesit! Çuçi: Procesi të jetë transparent

TIRANË- Të gjithë drejtuesit e lartë në Policinë e Shtetit do t’i nënshtrohet vettingut, ndërsa procesi ka nisur ditën e sotme. AMP hodhi sot shortin e parë për vlerësimin e punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe AMP-së. 36 prej tyre do t’i nënshtrohet procesin të vettingut në këtë fazë të parë, ndërsa procesi do të vijojë në faza të tjera me të gjithë drejtuesit.

Për të ndjekur nga afër procesin ishte i pranishëm edhe ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, kreu i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, kreu i AMP-së, Ardi Veliu. Ministri Çuçi gjatë fjalës së mbajtur kërkoi që vlerësimi të kryhet në mënyrë të shpejtë dhe transparente, në mënyrë që të kalojën në filtër të gjithë drejtuesit.

“E rëndësishme është transparenca dhe shpejtësia e këtij procesi. Duhet të jeni objektivë, të shpejtë dhe transparentë. Ky vlerësim është një moment shumë i rëndësishëm për të forcuar integritetin e trupës policore”, tha Ministri i Brendshëm.

36 drejtuesit do i nënshtrohen vettingut në të treja shtyllat e vlerësimit, pastërtia e figurës, pasuria dhe aftësitë profesionale. Me ligjin e ri të vettingut, në filtër do të futen vetëm drejtuesit e lartë dhe jo punonjësit e thjeshtë.

Ka qenë PS e cila inicioi ndryshimet në ligjin e vettingut për policinë, pasi me ligjin e mëparshëm procesi u vonua. Në katër vite, të dhënat e Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit thonë se vetëm 57 policë kaluan në filtër, pesë raste pa konfirmime në detyrë, shtatë të tërhequr nga detyra.

Emrat bashkë me funksionin që ushtrojnë

1. Drejtues i Lartë Neritan Nallbati, Drejtor i Departamentit të Policisë Kriminale pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit
2. Drejtues i Lartë Rebani Jaupi, Drejtor i Departamentit për Sigurinë Publike, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit
3. Drejtues i Lartë Saimir Boshnjaku, Drejtori i Departamentit për Kufirin dhe Migracionit, në Drejtorinë e Përgjithshme
4. Drejtues i Lartë Zenel Hyka, Drejtor i Departamentit për Shërbimet Mbështetëse, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit
5. Drejtues i Parë Altin Qato, Drejtor, në Drejtorinë e Policisë Rrugore, në Departamentin e Sigurisë Publike, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit
6. Drejtues i Parë Arjan Muça, Drejtor i Drejtorisë Kundër Narkotikëve dhe Trafiqeve, në Departamentin e Policisë Kriminale, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit
7. Drejtues i Parë Edmond Rizaj, Drejtor i Drejtorisë së Hetimit, në Departamentin e Policisë Kriminale, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit
8. Drejtues i Parë Edmond Sulaj, Drejtor në Drejtorisë kundër Krimit ndaj Personit dhe Pasurisë, në Departamentin e Policisë Kriminale, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit
9. Drejtues i Parë Fatmir Lleshaj, Drejtor i Drejtorisë së Menaxhimit dhe Drejtimit, në Departamentin për Sigurinë Publike, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit
10. Drejtues i Parë Genc Merepeza, Drejtor Kabineti, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shteti
11. Drejtues i Parë Hamdi Fjora, Drejtor i Drejtorisë së Forcave lëvizëse Operacionale, në Departamentin për Sigurinë Publike, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit
12. Drejtues i Parë Nevila Xoxa (Resulaj), Drejtor në Drejtorinë e Tekonoligjisë së informacionit, në Departamentin për Shërbimet Mbështetëse, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit
13. Drejtues i Parë Theodhori Gravani, Drejtor në Drejtorinë e Protokollit në Departamentin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit
14. Drejtues Shpresa Latifi, Drejtor i Drejtorisë së Financës në Departamentin për Shërbimet Mbështetëse, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit
15. Drejtues Gentian Ndoi, Drejtor i Drejtorisë për Krimin Ekonomik dhe Financiar, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit
16. Drejtues Vilma Ibrahimi, Drejtor në Drejtorinë e Analizës dhe informacionit Kriminal, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit
17. Drejtues i Parë Ervin Hodaj, Drejtor në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër
18. Kryekomisar Ilir Proda, Drejtor në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan
19. Drejtues i Parë Kastriot Skënderi, Drejtor në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat
20. Drejtues i Parë Lorenc Panganika, Drejtor në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier
21. Drejtues Dhimitraq Ziu, Drejtor në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër
22. Drejtues Ermal Muçaj, Drejtor në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë
23. Drejtues i Parë Vehbi Bushati, Drejtor në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë
24. Drejtues Altin Merizaj, Drejtor në Drejtorinë Vendore për Kufirin e Migracionin Shkodër
25. Drejtues Arben Joco, Drejtor në Drejtorinë Vendore për Kufirin e Migracionin Tiranë
26. Drejtues Fatmir Hoxha, Drejtor në Drejtorinë Vendore për Kufirin e Migracionin Korç
27. Drejtues Luan Arifaj, Drejtor në Drejtorinë Vendore për Kufirin e Migracionin Durrës
28. Drejtues Ndue Doçi, Drejtor në Drejtorinë Vendore për Kufirin e Migracionin Gjirokastër
29. Kryekomisar Eduard Sulejmani, Drejtor në Drejtorinë Vendore për Kufirin e Migracionin Vlorë
30. Kryekomisar Alban Dautaj, Drejtori i Drejtorisë së Antiterrorit pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit
31. Altin Curri, Drejtor i Drejtorisë së Hetimit pranë Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore
32. Elidon Çela, Drejtor i Drejtorisë Rajonale Tiranë pranë Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore
33. Eljona Preçi, Drejtor i Drejtorisë së Inspektimit dhe Ankesave pranë Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore
34. Shkëlqim Zuriqi, Drejtor i Drejtorisë së Analizës dhe Sigurisë së Personelit pranë Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore
35. Drejtues i Parë Vasil Dode, Drejtor i Drejtorisë së Planifikimit dhe Kontrollit pranë Gardës së Republikës
36. Drejtues Liman Hoxha, Drejtor i Drejtorisë për Sigurinë e PLSH pranë Gardës së Republikës

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Altin: 13/04/2023 20:15

    Sa mirë ata të 9-të që i'a hodhën.....

    Përgjigju
  • eno: 12/04/2023 11:05

    po kush do e beje vetingun...emrat e personave dhe aftesite e tyre???

    Përgjigju
  • Iris: 12/04/2023 01:20

    Veting ose jo,nje gje mund te veresh,aparat jashtzakonisht i fryre dhe burokratik qe besoj se eshte nje nga arsyet per mungesen e efikasitetit ne zbulimin e parandalimin e veprave penale.Shikoni listen, plot 36 veta dhe ka me teper,por ketyre u ra llotaria;te gjithe jane drejtore,drejtuesa e kryekomisare dhe te gjithe kane nga nje /batalion/me vartesa qe nuk dihet sa jane si numer.Nese duhet nje reforme ne polici,pas vetingut duhet vazhduar me shkurtime,duhen grupe me te vogla me efikase.Nuk eshte cudi qe kriminelet avullojne,nuk eshte cudi qe ka dekonspirime e korrupsion!

    Përgjigju
  • Dhendri i Besnik Bekteshit: 11/04/2023 17:03

    Lorenc Panganika te pyetet c'lidhje ka me Mir e Fat Kucin.

    Përgjigju
  • Alb: 11/04/2023 15:18

    Edhe ky vetingu do ketë fatin e testit të drogës. Që e ndaluan, sepse do shkriheshin komisariate të tërë, kaq shumë përdorues ka Policia e Shtetit.

    Përgjigju
    • Lololo: 11/04/2023 16:11

      O fiks..u harrua droga ahahah

  • E.Milori: 11/04/2023 15:06

    Po veting ktyre qe bejne vetingun kush e ben?? A ka burr nene te besoje qe mund te kaloj veting ardi veliu, ushtar balil esbarit…. Ahahahah cu kenaqem

    Përgjigju
  • laku laku: 11/04/2023 14:43

    Vetem nje zgjidhje ka: hiqini krejt sa jane

    Përgjigju
  • fon: 11/04/2023 14:00

    Veting! Ne polici! ahahahahahahahahahahahahahahahahahahahah

    Përgjigju
  • Finy: 11/04/2023 13:07

    Shumë mirë, po kam frike se do mbetemi pa police, se shumica jane të korruptuar deri ne palcë. Ka disa emra se akoma s’jane ne liste, të cilat kane femijet ne Paris apo Vjene per studime. Me cfare lekesh ? Vetingu do jetë i mundur kur te filloje qe ne hapat e para te karrieres. T’i sherbesh popullit me ndergjegjshmeri, nuk eshte kultura qe marrim qe ne klasat e para apo familje.

    Përgjigju
    • Don joni: 11/04/2023 14:12

      po u be veting i rregullt ngelem pa polici

  • 56t5r: 11/04/2023 12:50

    Duhet shkrire e gjitha, nga 1 deri ne 13000. Vetem keshtu behet policia.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë