Ministrja i uroi suksese të gjithë studentëve në mbarë vendin, në rrugën e tyre të dijes. “Qoftë e mbarë dhe e bardhë rruga juaj e dijës, kokulur, modestish. Unë do të jem krah jush. Unë jam e vendosur që t’ju dëgjoj, të shkoj më tutje në gjithçka që i shërben arsimit.”
Nikolla i siguroi studentët se do të kenë drejtësi në rrugën e dijes sipas meritë-preferencës duke shtuar se qeveria dhe strukturat e ministrisë mbështesin kërkimin shkencorë dhe kampusin
Ky është viti i fundit akademik në të cilin kurrikulat dhe programet studimore janë ato të viteve të mëparshme pasi duke nisur nga viti 2016 do të aplikohet ligji i ri i arsimit të lartë i miratuar vetëm pak muaj më parë në Kuvend.
Ligji i ri i arsimit të lartë do të nis të aplikohet në vitin e ri akademik 2016-2017.