Votohen sot kandidatët për deputet në Lezhë, PD 'ndëshkon' ish-kryetarin e Bashkisë që u dënua me 4 vite burg, e përjashton nga lista (VIDEO)

Demokratët e qarkut të Lezhës kanë nisur sot votimin e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e ardhshme, të propozuar nga anëtarësia, të cilët kanë kaluar filtrin paraprak të verifikimit nga Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve.

Në rang qarku jane 31 emra per t'u votuar, ku pjesën më të madhe e ka Lezha me 16, 8 dhe Kurbini.

Procesi në Lezhë po ndiqet nga afër nga Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi, ndërsa nga ana tjetër shihet një interes i lartë i anëtarësisë për të votuar.

Më poshtë emrat sipas degëve të qarkut Lezhë në procesin që është vlerësuar si në ndër risitë më pozitive në jetën politike të vendit.

LISTA E PLOTË:

1. Alketa Marku

2. Altin Mema

3. Anila Frroku

4. Arben Ndoj

5. David Syku

6. Dod Zhuba

7. Franga Hila

8. Gjok Vuksani

9. Gjovalin Gjeloshi

10. Lindita Metaliaj

11. Petrit Marku

12. Roza Hila

13. Salvador Kaçaj

14. Sevelian Kosova

15. Silvana Kolziu

16. Sokol Ndoka

Dega Mirditë:

1. Albert Melyshi

2. Aleksander Lala

3. Alfred  Duka

4. Dorian Gjomarkaj

5. Everest Dedaj

6. Gjergj Prenga

7. Gjon Pjetri

Dega Kurbin:

1. Andon Frrokaj

2. Elton Laska

3. Genc Doci

4. Indrit Vokshi

5. Kastriot Prend Piroli

6. Lindita Toma

7. Luigj Isufi

8. Marjan Tuci

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:46
U dënua me 4 vite burg për tjetërsimin e pronave, PD "ndëshkon" ish-kryetarin e Bashkisë Lezhë duke e përjashtuar nga lista

Sot demokratët e qarkut të Lezhës kanë nisur votimin e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e ardhshme, por ajo që bie në sy në listën me 31 kandidatë të propozuar është mungesa e ish-kreut të Bashkisë Lezhë, Fran Frrokaj.

Ky përjashtim i tij nga lista e PD lidhet padyshim me vendimin e Gjykatës, e cila disa ditë më parë e dënoi me 4 vite burg për tjetërsimin e pronave në zonën e "Ranës së Hedhun" në Shëngjin.

Ndonëse pas vendimit të Gjykatës PD i doli në mbrojtje ku tha se ai ka bërë një punë të shkëlqyer, përsëri s'e ka futur në listë. “Ne jemi të bindur për punën e shkëlqyer që ai ka bërë për Lezhën dhe qytetarët e saj, sikundër shprehim besimin se zoti Frrokaj ka punuar çdo ditë me përkushtim dhe ndershmëri”, thuhej në një reagim të numrit dy të PD, Gazment Bardhi.

Report tv mëson se Frrokaj është propozuar nga baza por nuk është pjesë e emrave që do të votohen sot nga emokratët e qarkut Lezhë.

Pra si duket ky vendim ka bërë që PD të përjashtojë nga lista një prej njerëzve që ka pasur rol kyç në mbeldhjen e votave që kjo parti ka marrë në qarkun e Lezhës vite më parë.

Ndonëse më herët ka qenë një bastion i të djathtës, në 2017 në qarkun e Lezhës PD mori vetëm 3 mandate, duke shënuar një rënie të ndjeshme.

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Basha me kampionin e boksit Mario Cani: Shqiptarët kërkojnë mundësinë, shkëlqimin dhe suksesin e arrijnë vetë

Basha me kampionin e boksit Mario Cani: Shqiptarët kërkojnë mundësinë, shkëlqimin dhe suksesin e arrijnë vetë