Komisioni i Ligjeve nis nesër procedurën për zëvendësimin e Adriatik Llallës. Fiks në ditën e tij të fundit të punës në krye të Prokurorisë së Përgjithshme brenda mandatit të tij 5 vjeçar, Ligjet do të mblidhen për të shqyrtuar memon e hartuar nga Drejtoria e Monitorimit të Institucioneve të Pavarura dhe Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit për këtë cështje.
Por si e sheh ky organ brenda Kuvendit zgjedhjen e pasuesit të Llallës? EURALIUS dhe OPDAT, e lexon këtë situatë njëlloj si Partia Socialiste dhe mbështet zgjedhjen e një prokurori të përgjithshëm të përkohshëm me shumice të thjeshtë, pra 71 vota.
Por brenda Kuvendit si institucion ka tjetër interpretim. Drejtoria për Monitorimin e Institucioneve të Pavarura, me kërkesë të Kryetarit të Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, ka përgatitur një raport për situatën, të cilin ja ka dërguar edhe kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi.
Sipas kësaj memoje të cilën Report TV e ka siguruar, ky organ i Kuvendit konstaton se Llallës mandati i mbaron në 7 dhjetor. Por ndryshe nga PS dhe nga EURALIUS, Drejtoria e Monitorimit të Institucioneve të Pavarura në Kuvend, thotë se prokuroi i ri i përgjithshëm duhet të zgjidhet me shumicën e cilësuar prej 3/5, ose 84 vota, vota të cilat PS nuk i ka pa opozitën.
Në parashtrimin e argumenteve juridike, kjo drejtori e Kuvendit thotë se në zbatim të ligjit organik për prokurorinë duhet të zbatohet neni trazitor dhe të zgjidhjet një kryeprokuror i përkohshëm, por shumica e nevojshme për votim duhet të jetë sipas Kushtetutës për kryeprokurorin, pra me 84 vota.
Pavarësisht se kjo memo e kësaj drejtorie brenda Kuvendit nuk është detyruese, por këshilluese për ata që e kërkojnë, qartësisht e bën më të vështirë gjetjen e një zgjidhjeje të pa kontestuar për pasuesin e Prokurorit të Përgjithshëm.
Mbledhja e nesërme në 11:00 pritet të jetë e nxehtë, pasi opozita e konsideron kapje të drejtësisë zgjedhjen me shumicë të thjeshtë të pasuesit të Llallës. I gjithë ngërçi ka ardhur për faktin se Këshilli i Lartë i Prokurorisë ende nuk është ngritur. Nëse ky organ nuk do të ishte zvarritur, atëherë prokurori do të ishte zgjedhur me 84 vota qysh në muajin gusht me procedurë normale kushtetuese.
(Memoja e Kuvendit per Komisionin e Ligjeve)
dy.b/shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
31.6%
-
Jo
62.2%
-
Deri diku
6.2%
Vota total: 1520
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
FOTOT/ Nga politikanët, diplomatët, artistët te mjekët e policët, kush mori pjesë në darkën e iftarit të shtruar nga Rama! Nuk mungon Gramoz Ruçi
9 Prill, 08:42
-
Masakra e 2 prillit/ ‘Repolitix’ sjell dokumente ekskluzive: Gramoz Ruçi i raportonte Ramiz Alisë për 4 protestuesit e vrarë në 1991
2 Prill, 21:20
-
Rikthimi i gardës të vjetër në PS sinjal për përballje titanike në zgjedhjet e 2025!
11 Shkurt, 12:21
-
SHIKONI FOTOT/ Asambleja e PS-së, bën bashkë të vjetër e të rinj Rama me atlete! Nuk mungojnë Ruçi, Dokle as Bushati e Lame
11 Shkurt, 11:24
-
“Një ditë terror, një vit qetësi” postulati nazist që komunistët përdorën për të shuar kryengritjen e Postribës! Ende s’ka drejtësi
1 Tetor 2023, 15:27
-
‘Edhe pse ishim ‘sterrë’ nga biografia prej vëllait tim, që ishte pushkatuar si ‘armik’, Gramoz Ruçi, na erdhi në shtëpi dhe…’ Dëshmia e fshatarit nga Tepelena
16 Korrik 2023, 18:39
-
32 vjet Parti Socialiste/ Rama: Karikojmë bateritë për 2025! Mbyllni shtigjet e vjetra ku hyjnë dorëgjatët
12 Qershor 2023, 08:13
-
Del Procesverbali/ Nazif Bezhani: Dosja e Rustem Gjatës si spiun i UDB është shumë e madhe! Gramoz Ruçi: Pse Berisha e zgjodhi në Kushtetuese?
2 Maj 2023, 16:32
-
Sot një vit Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e mazhorancës për ta shkarkuar si President, Meta: Kuvendi falsifikoi dokumentet, SPAK ende asnjë hetim
16 Shkurt 2023, 18:53
-
Ku je Gramoz Ruçi? Kur bilbilat këndonin jashtë Parlamentit!
16 Shkurt 2023, 17:53
-
Ylli Pata: ‘Plumb ballit’, efektet 30 vjeçare të dhunës si mjet politik në Shqipëri
20 Shtator 2022, 18:32
-
Veliaj takon Ruçin: Nuk ka si të dielat me shokun Gramoz
11 Shtator 2022, 14:52