Që nga anëtarësimi i Shqipërisë në NATO 10 vjet më parë, trupat shqiptarë dërgohen vazhdimisht me mision jashtë vendit.
Ditën e sotme, kontingjenti VI shqiptar nga batalioni i II i këmbësorisë është nisur për në Afganistan për të vijuar angazhimin e vendit tonë në misionin e NATOS-S, Resolute Support.
Kështu na ka bërë me dije ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka.
Në një deklaratë të fundit, ministrja tregon se në kontingjentn e radhës, bëjnë pjesë edhe dy vajza.
Ajo ç'ka mund të themi me siguri është, se të tilla misione përjetohen gjithmonë nga familjarët. E kështu edhe në këtë ditë nuk munguan lotët e përshëndetjes nga ana e partnerëve dhe të afërmve të misionarëve shqiptarë, gjë që na e vërtetojnë edhe fotot më poshtë.
Ndërkaq, mësohet se këta trupa do shërbejnë për rreth 6 muaj në "Camp Arena" nën komandën e aleatëve italianë.
Sherbim te mbare e u kthefshi shendosh
PërgjigjuU kthefshi shendosh e mire.
PërgjigjuKohe me pare edhe djemte shqiptare shkonin ushtar ne vendin e tyre, e enjejta situate ishte dita e nisjes
Përgjigju