Një 27-vjeçare nga Saranda ka ndërruar jetë në ambulancë, teksa ishte nisur me urgjencë për në Tiranë. Report Tv mësoi se është ndarë nga jeta e reja Elsa Skënderi, e cila ishte paraqitur rreth orës 17:00 në Spitalin e Sarandës, ku ka kaluar në vdekje klinike për shkak të overdozës, sipas dyshimeve të para të mjekëve.
Për këtë arsye, duke parë gjendjen e saj të rëndë mjekët kanë vendosur ta dërgojnë vajzën me autoambulancë drejt kryeqytetit për mjekim më të specializuar. 27-vjeçarja ka ndërruar jetë rrugës, në afërsi të Fierit.
Autopsia pritet të përcaktojë shkaqet reale të vdekjes, ndërkohë që dyshohet flasin për overdozë. Burimet policore bëjnë me dije për Report Tv se e reja njihej si përdoruese e lëndëve narkotike.
/Shqiptarja.com

d.c./shqiptarja.com