Një shqiptar nga Kosova i kërkuar nga autoritetet gjermane të drejtësisë dhe i dënuar me dhjetë vite burg për akuzën e vjedhjes me dhunë, u arrestua sot në pikën e kalimit kufitar në Morinë.
Basri Gashi 38 vjeç banues në Kosovë, po udhëtonte me automjetin e tij nga Kosova në drejtim të Shëngjinit, për pushimet e verës, kur është ndaluar në pikën e kalimit kufitar të Morinës.
Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Shtetit, Nga verifikimi i kryer në sistemin e kërkimit të Interpol-it, shtetasi Basri Gashi, 38 vjeç, banues në Kosovë, ka rezultuar i kërkuar në nivel ndërkombëtar nga Interpol Wiesbaden Gjermani.
Sipas policisë Gashi është dënuar nga Gjykata e Rottweil në Gjermani me datë 07 prill 2015 e ka dënuar me 10 vjet burg, për kryerjen e veprës penale të “vjedhje me dhunë” e kryer në bashkëpunim. Pritet që Gashi, t’i nënshtrohet procedurave të ekstradimit në drejtim të Gjermanisë.
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com