Presidenti Bujar Nishani sot për herë të parë si kryetar i shtetit zhvilloi homazhe pranë monumentit “Nëna Shqipëri” pranë varrezave të Dëshmorëve.
”Sot ne kujtojmë dhe nderojmë trimërinë guximin dhe vizionin e tyre. Ata u ngritën u bashkuan pa dallim feje krahine e ideje në mbrojtje të tokës dhe të vendit. Në kuadër të 100 vjetorit të Pavarësisë përkulemi para tyre. Vepra dhe kontributi i tyre janë më shumë se kurrë të realizuara. Ideali dhe qëllimi i tyre është i jetësuar. Shqipëria dhe shqiptarët janë një vend i lirë, aleate reale e NATO-s dhe ecën e sigurt drejt familjes europiane. Sot më shumë se kurrë kemi çfarë tu themi brezave. “- tha presidenti.
I pyetur nëse po zhvillon sot homazhet sepse 29 Nëntorin e përcakton ligji si Dita e Çlirimit apo sepse beson se Shqipëria u çlirua këtë ditë Nishani tha çështjet e këndvështrimit të partive janë të tyre, “presidenti duhet të respektojë përcaktimet ligjore dhe Kuvendi ka miratuar me ligjin përkatës, 29 Nëntroi në ligjin e miratuar
është festa që kujton çlirimin e Shqipërisë”
HOMAZHE DHE NGA PS E LSI
Më pas, homazhe në monumentin “Nëna Shqipëri” në varrezat e Dëshmorëve me rastin e Ditës së Çlirimit të Shqipërisë, zhvilluan dhe kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama i shoqëruar nga deputetë dhe drejtues të strukturave të PS dhe LSI-ja. HOMAZHET E METES E RAMES LEXONI KETU
“Kjo datë është një ditë feste e të gjithë shqiptarëve dhe duhet të festohet nga qytetarët dhe politika”, thotë nënkryetari i organizatës së Veteranëve të LANÇ, Jani Capo, për Shqiptarja.com.
Ndërkohë që Kryeministri Berisha, kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli, dhe disa krerë të lartë të Partisë Demokratike, zhvilluan dje (më 28 nëntor) homazhet në varrezat e Dëshmorëve duke dëshmuar se nuk e njohin më 29 Nëntorin si Ditën e Çlirimit të Shqipërisë dhe për pasojë nuk e festojnë sot atë. Homazhet u zhvilluan edhe nga Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga dhe kryeministri Hashim Thaçi. “Sakrifica, flijimi qëndron në themel të lirisë, pavarësisë dhe përjetësisë së kombit shqiptar. Lavdi të rënëve, nder familjeve të të rënëve të kombit”, tha kryeministri pas ceremonisë.
(sg/shqiptarja.com)