Presidenti i republikës Bujar Nishani ka vlerësuar atleten Klodiana Shala me titullin më të lartë në vend ‘’Mjeshtër i madh’’. Ajo është e vetmja shqiptare që ka arritur të prek nga afër 4 herë Lojrat Olimpike.
Në ceremoninë e mbajtur sot në ambientet e Presidencës mes miqsh e kolegë të atletes, Nishani në fjalën e tij përmendi arritjet në sportin e atletikës të Shalës, ku veç të tjerave vlerësoi faktin se Shala që në moshën 16 vjeçare refuzoi kërkesën e Greqisë për të qenë përfaqësueseja e saj, dhe zgjodhi Shqipërinë dhe vendin e saj.

Klodiana Shala ka mbajtur gjithashtu fjalimin e saj tejet e emocionuar për titullin që i është dhënë nga Kreu i Shtetit. Ajo ka shprehur falenderimet dhe vlerësimet për titullin
nga institucioni më i lartë i vendit.

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com