Presidenti i Republikës së Shqipërisë, dhe njëkohësisht Komandanti i Përgjithshëm i Forcave tona të Armatosura, ditën e djeshme ka dekretuar tre gjeneralë brigade, në përgjigje të propozimeve të bëra nga Ministria e Mbrojtjes.
Kolonelët Vladimir Avdija, Nazmi Cahani dhe Dedë Prenga, në bazë të profesionalizmit maksimal të treguar gjatë karrierave të tyre të gjata ushtarake, merituan graden e lartë ushtarake të gjeneralit.
Ky veprim i Presidentit të Republikës vjen në një moment kyç për Forcat e Armatosura. Tre ushtarakët e dekretuar dje si gjeneralë brigade janë personalitete me kontribute të spikatura në Forcat e Armatosura si brenda dhe jashtë vendit. Gradimi i tyre erdhi pas një procesi jo vetëm ligjor e transparent, por dhe të nevojshëm për vazhdimin e përmirësimit të aftësive operacionale dhe konsolidimit të strukturave tona ushtarake.
Gjatë gjithë procesit për dhënien e gradës madhore për gjeneralët Avdija, Cahani dhe Prenga, midis institucioneve të përfshira ka pasur një frymë korrekte bashkëpunimi. Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura përshëndesin maturinë e treguar në marrjen e këtij vendimi në këtë moment kyç nga të gjithë aktorët dhe faktorët e përfshirë.
MM dhe SHPFA vazhdojnë të shpresojnë se edhe në të ardhmen, fryma e bashkëpunimit do të mbizotërojë në vendime që kanë të bëjnë me forcimin dhe konsolidimin e strukturave tona ushtarake.
MM dhe SHPFA, refuzojnë të bëhen pjesë e debatit të ndërtuar mbi spekullime për ushtarakë me kontribut të spikatur nëForcat e Armatosura, ndërsa I qendrojnë të vërtetave të bazuara në qëndrime institucionale.

LAJMET MË TË VLERËSUARA