Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka dekretuar datën e zgjedhjeve të pjesshme lokale në Bashkinë Dibër.
Kreu i shtetit ka dekretuar datën 11 shtator për mbajtjen e zgjedhjeve në këtë Bashki.
Dekreti i Nishani vjet pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese një ditë më parë e cila rrëzoi kërkesën e ish-kryebashkiakut Shukri Xhelili për rikthim në detyrë.
Ai ankimoi vendimin e Këshillit të Ministrave për shkarkimin e tij duke argumentuar se prezumohet i pafajshëm deri në një vendim gjyqësor. Por kushtetuesja e rrëzoi kërkesën e tij duke shuar përfundimisht shpresat e Xhelilit për rikthimin në detyrën e kryebashkiakut. Ky vendim i hapi rrugë dekretit të Presidentit për shpalljen e datës së zgjedhjeve në Bashkinë Dibër.

(Dekreti i Presidentit Nishani)
Më 13 Maj, Shukri Xhelili u shkarkua nga qeveria shqiptare pasi u përfshi në videoskandalin seksual, ndërsa 2 ditë më pas u arrestua me urdhër të Prokurorisë nën akuzën e korrupsionit.
Ai u filmua teksa kërkonte favore seksuale ndaj një 20-vjeçarje në këmbim të punësimit të saj në Pallatin e Kulturës së qytetit të Peshkopisë.
Aktualisht, Xhelili ndodhet në masën e arrestit me burg dhënë nga Gjykata e Krimeve të Rënda. Ndërsa mesditën e kësaj të marte, Gjykata e Lartë rrëzoi kërkesën e tij për lirim nga burgu.
Redaksia Online
l.q/Shqiptaraj.com
/Shqiptarja.com