Nishani dekreton Alaudin Malajn
për në Gjykatën e Lartë

TIRANE- Presidenti i Republikës Bujar Nishani ka dekretuar për postin vakant të anëtarit të Gjykatës së Lartë, Alaudin Malaj, pasi mandati i anëtarit Ardian Dvorani kishte mbaruar.

Sipas Nishanit zgjedhja e gjykatësit Alaudin Malaj erdhi pas konsultimeve dhe shikimeve të proçedurave të zgjedhjes së kandidatit.
 
 “Në përfundim të procesit ligjor të përzgjedhjes së kandidatit për anëtar të Gjykatës së Lartë, me dekretin nr. 8515, datë 10 mars 2014, vendosa të dekretoj emërimin e zotit Alaudin Malaj, si anëtar të Gjykatës së Lartë”-shprehet Nishani në komunikatën për shtyp.

“Në kandidaturën e zotit Alaudin Malaj, si një konkurrues që vjen nga radhët e gjyqësorit, vlerësova përvojën dhe vjetërsinë në profesion si dhe treguesit mbi përformancën e tij si gjyqtar dhe si drejtues gjykate.  Z. Malaj ka ushtruar profesionin e gjyqtarit të shkallës së parë për rreth 3 vjet dhe prej rreth 17 vitesh ushtron funksionin e gjyqtarit në gjykatë apeli. Prej muajit nëntor 2011 ai kryen edhe funksionin e Kryetarit të Gjykatës së Apelit Tiranë.”-ka vlerësuar Presidenti i vendit.

Vendimi për anëtarin e Gjykatës së Lartë vjen disa ditë pasi Presidenti Nishani kreu një sërë takimesh consultative me krerët e grupeve parlamentare. Këto takime u konsideruam nga kreu i grupit parlamentar të PS-së Gramoz Ruçi si “ të vonuara dhe jo produktive”.
Dekreti do t’i kalojë parlamentit për votim.



nishani dekreton alaudin malaj
(Në foto: Dekretimi nga Presidenti Nishani i z.Alaudin Malaj, anëtar të Gjykatës së Lartë)

Redaksia Online
(ak/Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave