TIRANE - Presidenti Bujar Nishani dekretoi sot ndryshimet në Kodin Zgjedhor të miratuara në seancën parlamentare të 19 korrikut me konsensusin e pozitës dhe opozitës.
Në faqen zyrtare të kreut të shtetit njoftohet se në mbështetje të nenit 84, pika 1 dhe nenit 93 të Kushtetutës së Shqipërisë u dekretua shpallja e Ligjit "Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 10 019, datë 29.12.2008 "Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë".
Pas shumë diskutimeve, Kuvendi e votoi Kodin Zgjedhor me 127 vota pro, dy kundër dhe 3 abstenim. Presidenti ka dekretuar po sot edhe disa ligje të tjera mes të cilave edhe atë për organizimin dhe funksionimin e Konferencës Gjyqësore Kombëtare dhe ndryshimet në ligjin për sigurimin e depozitave.
(dm/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com