Nishani dekreton Korkutin në
krye të Akademisë së Shkencave

Nishani dekreton Korkutin në<br />krye të Akademisë së Shkencave
Presidenti Bujar Nishani dekreton akademikun Muzafer Korkutin, në postin e Kryetar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. 
Dekreti me nr 8300 mban datën e djeshme 5 shtator 2013.

D E K R E T

PËR EMËRIMIN E KRYETARIT TË AKADEMISË SË SHKENCAVE


Në mbështetje të neneve 92 shkronja “g” dhe 93 të Kushtetutës,  si dhe të nenit 11 pika 1 të ligjit nr. 9655, datë 11.12.2006 “Për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë” të ndryshuar, me propozim të Akademisë së Shkencave,

D E K R E T O J

Neni 1

Akademiku Muzafer Korkuti emërohet Kryetar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Tiranë, më 05.09.2013
Nr. dekretit: 8300

KORKUTI MBANTE POSTIN E NENKRYETARIT
Korkuti i cili deri dje mbante postin e nënkryetarit të kësaj akademie, Muzafer Korkuti ka qenë një ndër zërat më opozitarë, i cili ka folur hapur për problemet e mëdha që dolën gjatë manifestimit të 100-vjetorit të Pavarësisë, nëntor 2012.

Akademik Korkuti në emër të shumicës së akademikëve ngriti zërin që “Tirana nuk kishte nevojë për një monument për 100 vjetor, sepse monumenti është atje ku ka ndodhur ngjarja historike, në Vlorë” dhe hodhi idenë se e nevojshme ishte një shtatore e Ismail Qemalit si themelues i shtetit shqiptar.
 
Ndërkohë Gudar Beqiraj i cili mbante postin e Kryetarit të Akademisë së Shkencave bëhet nënkryetari .

FUNKSIONET E AKADEMISË SË SHKENCAVE TË SHQIPËRISË

Akademia e Shkencave e Shqipërisë, e themeluar më 1972, është institucioni më i rëndësishëm shkencor në Republikën e Shqipërisë. Ajo përfshin shkencëtarë nga më të shquarit, akademikë, të cilët zhvillojnë veprimtari shkencore në institute dhe qendra kërkimore, si dhe organizma të tjerë shkencorë brenda dhe jashtë vendit. Akademia ka 26 anëtarë, akademikë; 13 anëtarë, akademikë të asociuar dhe 26 anëtarë nderi.
Akademia ka dy seksione: Seksionin e Shkencave Shoqërore dhe Albanologjike dhe Seksionin e Shkencave Natyrore dhe Teknike. Në strukturën e saj përfshihen gjithashtu, Njësia e Projekteve të Kërkim-Zhvillimit Teknologjik e Inovacioneve, Dega e
Marrëdhënieve me Jashtë dhe me Publikun, Biblioteka Shkencore dhe Botimet.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com) 

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë