Në mbledhjen e parë të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Presidenti i Republikës, që mban dhe postin e kryetarit të këtij institucioni, i përcolli 2 mesazhe gjyqtarëve të gjykatave të Shkallës së Parë dhe të Apelit. Mesazhi i parë ishte për gjyqtarët e pavarur: “Qëndrim në krah dhe në mbrojtje të personalitetit, dinjitetit, pavarësisë dhe sigurisë profesionale gjatë gjithë kohës së ushtrimit të detyrës. Mesazhi i dytë për gjyqtarët e korruptuar. “KLD do ju jetë pas si kundërshtarin më të ashpër. Është kohë që praktikat në shkelje të ligjit të bëhen publike dhe të gjithë gjyaktësit që i mohojnë të drejtën qytetarit të identifikohen publikisht”-nënvizoi presidenti Nishani në mbledhjen e zhvilluar sot paradite. KLD përzgjodhi dhe Elvis Çefën si nënkryetar i KLD-së.
VLERËSIMI I GJYQTARËVE SIPAS MERITAVE
Nishani deklaroi se përzgjedhja e gjyqtarëve do të bëhet me sistem të vlerësimit dhe promovimit të karrierës dhe në këtë cështje KLD ka detyrim kushtetues të besimin e gjyqtarëve në sistemin e vlerësimit dhe promovimit të karrierës. “Merita profesionale e morale e gjykatësve, dhe jo subjektivizmi i anëtarëve të KLD-së. Procedura transparente, dhe jo praktika lotuese do të jenë parimet që do të vendosim për karrierën e gjyqtarëve. Jy do të jetë jetë “parim i patjetërsueshëm”- nënvizoi Nishani. Ai shtoi se do u kërkojë qeverisë të rriten pagat e gjyqtarëve të Gjykatave të shkallës së parë e të Dytë.
KLD TË HETOJË DENONCIMET E QYTETAREVE
Nishani dha dhe detyrat për anëtarët e KLD. Ata duhet të ndjekin me seriozitet të gjithë adresimet e qytetarëve ndaj gjykatësve si dhe ti hetojnë deri në fund.
-KLD i takon të ndjekë me seriozitet çdo adresim që vjen nga qyetarët dhe të japë përgjigje për hetimin që kanë bërë.
-KLD të implementojë projektet e sistemeve dixhitale në përmirësim të transparencës së procedurave ligjore.
-KLD duhet të ketë një komunikim të vazhdueshëm me trupën gjyqësore, dhe gjyqtarët për tu konsultuar me ta.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com