Nishani e KLD lanë 14
Gjykata, pa kryetarë

Nishani e KLD lanë 14<br />Gjykata, pa kryetarë
TIRANE- Plot 14 gjykata të vendit vazhdojnë të drejtohen me gjykatës të komanduar si kryetarë, ose vazhdojnë detyrën edhe pa mandat. KLD, e cila ka detyrë funksionale menaxhimin e sistemit të drejtësisë, e ka krijuar këtë pasiguri tek gjyqtarët me qëllim që t’i ketë ata nën kontroll e të ndjehen të pasigurt. Kështu, rezulton se në Gjykatën e Beratit, Agron Valva është kryetar i deleguar prej shtatorit 2012. Në Gjykatën e Dibrës, kryetari Halil Vani është i deleguar nga tetori i 2012. Në Durrës, Joana Qeleshi, e njohur si ish-pjesë e studios së Argita Berishës, është e deleguar nga korriku i 2013.

Në Korçë, Admir Belishta prej prillit 2011 vazhdon detyrën, ndësa është shpallur vendi vakant. Në Krujë, Rexhina Merlika vazhdon detyrën, ndërkohë që është shpallur vendi vakant nga marsi i 2013. Në Kukës Granit Qypi, i deleguar, ndërsa është shpallur vendi vakant në qershor 2010. Në Kurbin, Alfred Gjoni vazhdon detyrën ndërkohë që është shpallur vendi vakant në mars 2012. Në Lushnjë, Anila Karanxha, e deleguar, ndërkohë që është shpallur vendi vakant në maj 2013. Në Sarandë, Alltun Çelaj vazhdon detyrën ndërkohë që është shpallur vendi vakant në mars 2012. Në Shkodër, Arbër Çela i deleguar, ndërsa është shpallur vendi vakant në shtator 2012.

Në Tropojë, Dritan Seçi vazhdon detyrën, ndërkohë që është shpallur vendi vakant në mars 2012. Në Vlorë, Skënder Haluci, i deleguar, ndërkohë që është shpallur vendi vakant në mars 2012. Në shkallën e parë të Krimeve të Rënda, Sandër Simoni, i deleguar, ndërkohë që është shpallur vendi vakant në nëntor 2010. Situata në Gjykatën e Apelit është më dramatike. Nga 7 gjykata vetëm një ka kryetar me mandat, ajo e Tiranës, ndërsa 6të tjera, përfshi atë të Krimeve të Rënda, janë me komandim ose vazhdojnë detyrën pa mandat.

Pa mandat është dhe kryetari i Gjykatës Administrative në Tiranë, Durrës, Korçë, Shkodër, Vlorë dhe Gjirokastër. Kjo situatë absurde në sistemin e drejtësisë vjen nga fakti se drejtuesit e KLD, Nishani e Çefa, kanë ngrirë emërimet për shkaqe politike dhe për të mbajtur në lojë miqtë e familjes Berisha, të infiltruar në gjykatë. Kjo ka bërë që KLD të humbasë funksionin e saj dhe të jetë përgjegjëse për situatën dramatike ku ka përfunduar drejtësia shqiptare.

Kushtetuta e Shqipërisë
 
Neni 89
Presidenti i Republikës nuk mund të mbajë asnjë detyrë tjetër publike, nuk mund të jetë anëtar partie dhe as të kryejë veprimtari tjetër private.
 
Neni 90
1. Presidenti i Republikës nuk ka përgjegjësi për aktet e kryera në ushtrim të detyrës së tij.
2. Presidenti i Republikës mund të shkarkohet për shkelje të rëndë të Kushtetutës dhe për kryerjen e një krimi të rëndë.  Propozimi për shkarkimin e Presidentit në këto raste mund të bëhet nga jo më pak se një e katërta e anëtarëve të Kuvendit dhe duhet të mbështetet nga jo më pak se dy të tretat e të gjithë anëtarëve të tij.
3. Vendimi i Kuvendit i dërgohet Gjykatës Kushtetuese, e cila, kur vërteton fajësinë e Presidentit të Republikës, deklaron shkarkimin e tij nga detyra.


Shkrimi u publikua sot (24.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë