Nishani gati dekorimin e krerëve
të ballistëve e legalistëve/Emrat

Nishani gati dekorimin e krerëve<br />të ballistëve e legalistëve/Emrat
Teksa në rrethet politike dhe në radhët e historianëve janë ndezur polemikat për dekorimin e 67 ballistëve, në Divjakë të Lushnjes, në tavolinën e Presidentit të Republikës ka disa kërkesa për dekorimin e krerëve të Ballit Kombëtar, por edhe të Legalitetit.

Ndërsa historianë dhe disa politikanë kanë kritikuar vendimin e Presidentit, duke i kërkuar edhe tërheqjen e dekorimit të 67 ballistëve, kreu i shtetit, Bujar Nishani, pritet të shkojë më tej, duke dekoruar krerët dhe personalitetet e Ballit Kombëtar.

Kërkesa është bërë nga Partia e Ballit Kombëtar Shqiptar, në dy forma, në formë shkresore, por edhe me anë të thirrjes publike. Por, në tavolinën e Presidentit mësohet se ka edhe kërkesa të tjetra, të bëra nga Partia Demokratike, nga degë të saj në rrethe si dhe nga ish-të përndjekurit politikë, për dekorimin e disa figurave, për të cilët disa historianë thonë se ka dokumente se kanë bashkëpunuar me pushtuesit, kundër partizanëve.

Lista
Në krye të listës për t’u dekoruar janë Abas Ermenji, Vasil Andoni, Sulejman Meço, Haki Blloshmi, Ramazan Dervishi dhe 21 të tjerë të vrarë në Martanesh, Estref Myftiu, Skënder Muço, Abdulla Allarupi, Habi Kasimati dhe 6 të tjerë, Nebil Çika e 15 të tjerë, Hazis Sharra, Hazis Çami etj. Gjithashtu, Presidentit i kërkohet dekorimi i 185 ballistëve të vrarë në Korçë. Ndonëse Presidenti, sipas burimeve, pritet të dekorojë para mbarimit të mandatit dhjetëra përfaqësues të Ballit Kombëtar dhe Legalitetit, kreu i Partisë së Ballit Kombëtar Shqiptar, Adriatik Alimadhi, ka disa rezerva për Nishanin. Sipas tij, kreu i shtetit është i prirur të dekorojë emrat që i propozohen kryesisht nga Partia Demokratike dhe Simon Miraka.

Kërkesa për Abas Ermenjin
Kreu i Partisë së Ballit Kombëtar Shqiptar, Adriatik Alimadhi, me anë të një shkrese, i kërkon Presidentit të Republikës dekorimin e Abas Ermenjit. “I nderuar President, në emër të Partisë së Ballit Kombëtar dhe në emrin tim personal, kam kënaqësinë t’Ju drejtohem për dekorimin e Profesor Abas Ermenjit. Mendojmë se ka ardhur koha që të vlerësohen në vazhdimësi kontributet e të gjithë Nacionalistëve Shqiptarë që dhanë jetën e tyre për bashkim dhe vëllazërim kombëtar. Ne mendojmë se nga ky proces i nisur shqiptarët do të dalin më të bashkuar dhe është një hap i drejtë drejt bashkimit kombëtar”, thuhet në shkresë.

Apeli për Presidentin
Kreu i Partisë së Ballit Kombëtar Shqiptar, Adriatik Alimadhi, i ka kërkuar edhe një herë dje Presidentit Bujar Nishani të dekorojë krerët dhe personalitetet e Ballit Kombëtar. “Të dekorohen të gjithë ata shqiptarë që provohen nëpërmjet fakteve dhe dokumenteve për veprimtarinë e tyre në përputhje me interesat e larta kombëtare. Të gjithë drejtuesit, komandantët, ish-personalitetet e Ballit Kombëtar. Të gjithë ata që u vranë dhe u therën nga dora kriminale komuniste, partizane, nga krimineli Mehmet dhe krimineli Enver. Dekorimi të bëhet nëpërmjet një strukture apo komisioni shtetëror për të kaluar në filtër të gjithë ata që kërkojnë të nderohen nga institucionet kompetente të shtetit shqiptar.

Për LANÇ
Balli kombëtar kërkon edhe ndryshimin e emrit të LANÇ si dhe rishikimi i statusit të veteranëve të luftës. “Të dyshohet emri i apo statusi i veterani të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare dhe të emërtohet me një emër tjetër për t’u përfaqësuar e gjithë periudha e luftërave heroike, që kane bërë shqiptarët historikisht kundër pushtuesve të huaj. Në fund mendoj se do të shkojmë drejt një procesi shumë të rëndësishëm që quhet pajtim kombëtar, ndryshe shqiptarët do të vazhdojë të jenë të ndarë dhe kjo nuk i shërben kombit tonë”, thotë Alimadhi.
 
Lëvizja e pritur
Ndërsa historianë dhe disa politikanë të majtë kanë kritikuar vendimin e Presidentit, duke i kërkuar tërheqjen e dekorimit të 67 ballistëve, kreu i shtetit, Bujar Nishani, mund të shkojë më tej, duke dekoruar krerët dhe personalitetet e Ballit Kombëtar.
 
Kërkesa
“I nderuar President, në emër të Partisë së Ballit Kombëtar dhe në emrin tim personal, kam kënaqësinë t’Ju drejtohem për dekorimin e Profesor Abas Ermenjit”.
 
 
lista

lista balli

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com 

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s’do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Elbasan/ Bleu karburant, me kartëmonedhë 100 euroshe false, arrestohet 35-vjeçari

Elbasan/ Bleu karburant, me kartëmonedhë 100 euroshe false, arrestohet 35-vjeçari