Presidenti Nishani ne takim me ambasadoren e Misionit Vezhgues te OSBE/ODIHR, Glover
TIRANË, 28 maj/ATSH/.- Presidenti i Republikës, Bujar Nishani priti të enjten në një takim të veçantë Audrey Glover, Kryesuese e Misionit Vëzhgues të OSBE /ODIHR-it për zgjedhjet vendore në Shqipëri.
Sipas njoftimit për shtyp nga Presidenca, në takim u diskutuan çështje të reformës territoriale, si dhe mbarëvajtja e procesit zgjedhor në tërësi.
Misioni vëzhgues i OSBE/ODIHR për zgjedhjet në Shqipëri nisi nga puna dy javë më parë. Britanikja Glover është emëruar sërish në këtë detyrë, pasi ka drejtuar më parë misionin e vëzhguesve ndërkombëtarë në zgjedhjet e vitit 2009./a.s/f.n/