TIRANE- Presidenti Nishani riemëron Bashkim Dedjen në postin e kreut të Gjykatës Kushtetuese. Vendimi një ditë pas përfundimit të konsultimeve me krerët e grupeve parlamentare.
"Në përfundim të procesit konsultues me përfaqësuesit e partive parlamentare, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, në mbështetje të nenit 93 dhe nenit 125, pika 4 të Kushtetutës së Shqipërisë, si dhe të nenit 7, pika 4 të ligjit Nr. 8577, dt.10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, dekretoi emërimin e zotit Bashkim Dedja, Kryetar i Gjykatës Kushtetuese."- thuhet në njoftimin për shtyp të presidencës."
Në maj të vitit 2010 Bashkim Dedja u emërua si anëtar i Gjykatës Kushtetuese dhe në shtator të po atij viti u zgjodh si Kryetar i Gjykatës Kushtetuese.
Me të mbaruar mandate presidenti nisi konsultimet për emërimin e pasardhësit të tij.
Ditën e djeshme Nishani zhvilloi takime me kreun e grupit të PS, Gramoz Ruçi, kreun e grupit PD Edi Paloka, kreun e grupit LSI-së, Petrit Vasili, kryetarin e grupit Parlamentar te PDIU, Shpetim Idrizi dhe kryetarin e Grupit Parlamentar te PR, Fatmir Mediu.
Sipas Kushtetutës Dedja, ka të drejtën e rikandidimit, ndërkohë që mandatin në krye të këtij institucioni në 2010 e mori me votat e të djathtës në atë kohë në mazhorancë, ndërsa në Parlamentin e sotëm ndodhet në opozitë.
Redaksia online
(Suela Gera/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
"Në përfundim të procesit konsultues me përfaqësuesit e partive parlamentare, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, në mbështetje të nenit 93 dhe nenit 125, pika 4 të Kushtetutës së Shqipërisë, si dhe të nenit 7, pika 4 të ligjit Nr. 8577, dt.10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, dekretoi emërimin e zotit Bashkim Dedja, Kryetar i Gjykatës Kushtetuese."- thuhet në njoftimin për shtyp të presidencës."
Në maj të vitit 2010 Bashkim Dedja u emërua si anëtar i Gjykatës Kushtetuese dhe në shtator të po atij viti u zgjodh si Kryetar i Gjykatës Kushtetuese.Me të mbaruar mandate presidenti nisi konsultimet për emërimin e pasardhësit të tij.