Kombëtarja shqiptare ka fituar një talent nga Kosova për vijën e sulmit.

Bëhet fjalë për Valdrin Mustafën, i cili aktivizohet me ekipin e Kaiserslautern në Bundesligën e dytë gjermane.

Me dekret të Presidentit Bujar Nishani, 19-vjeçari ka marrë shtetësinë shqiptare dhe është i gatshëm t'i bashkohet kombëtares. 

dekreti
(Dekreti i Nishanit)


FSHF fiton kështu betejën me Federatën e Kosovës për shërbimet e Valdrin Mustafës i cli shihet si e ardhmja e sulmit kuqezi. Talenti 19-vjeçar ka shkëlqyer në sezonin e fundit në Bundesliga, duke ndihmuar jo pak ekipin e tij për mbijetesën.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com