Presidenti i Republikës, Bujar Nishani priti sot në një takim Presidentin e Komunitetit Sant’Egidio, Prof. Marco Impagliazzo, si dhe delegacionin që e shoqëronte.
Nishani vlerësoi në cilësinë e Kreut të Shtetit punën e kryer deri tani nga Komuniteti Sant’Egidio në Shqipëri, si dhe kontributin shumëvjeçar, si dhe miqësinë e thellë që ekziston prej më shumë se 25 vitesh.
“Aktiviteti, i cili do të zhvillohet me krerët e komuniteteve fetare botërore në Shqipëri në datat 6-8 shtator 2015, është një shenjë e vlerësimit ndaj vendit tonë.” - u shpreh Presidenti i Republikës, - “dhe që vjen një vit pas vizitës historike të Atit të Shenjtë, Papa Françeskut I në Tiranë.” Në fjalën e tij, Kreu i Shtetit nënvizoi se Shqipëria për shkak të harmonisë fetare përbën edhe një shembull të mirë të tolerancës dhe respektit, dhe mund të kontribuojë modestisht në vendosjen e paqes në botë.
Prof. Impagliazzo vlerësoi rolin e Presidentit të Republikës, si dhe e falënderoi atë për mbështetjen e pakufizuar për realizimin e takimit në Tiranë të krerëve botërore fetarë, por edhe Presidentëve të rajonit si dhe politikanëve e humanistëve të cilët nëpërmjet diskutimeve do të përcjellin mesazhe të paqes e harmonisë fetare. Kreu i Komunitetit Sant’Egidio u shpreh gjithashtu se Shqipëria përbën shembull të bashkekzistencës dhe që Evropa dhe mbarë bota mund të përdorë si model, prandaj edhe aktiviteti i këtij profili të lartë ka përzgjedhur Shqipërinë. Më tej biseda u përqendrua në aktivitetet e Komunitetit Sant’Egidio në Shqipëri, në Shkodër, Tiranë e Elbasan me shkollat e paqes, ndihmën ndaj moshave të treta si dhe të varfërve.
Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com