Nishani: Ka gjyqtarë që presin
zarfe për të mbyllur çështje

Nishani: Ka gjyqtarë që presin<br />zarfe për të mbyllur çështje
TIRANE – Midis gjyqtarëve në Shqipëri ekzistojnë prej tyre që kur nisin punën në mëngjes mendojnë për zarfin me para që do marrin nga avokati për të mbyllur një cështje. Kjo është deklarata e cila vjen nga presidenti i republikës gjatë punimeve në konferencën komëbtare gjyqësore. Për ministrin e Drejtësisë reforimimi i këtij sistemi është emergjent, për të shkëputur njëherë e mirë gjyqtarin nga aferat korruptive. Gazetari i A1Report, Arsen Rusta, ka pyetur anëtarët e Këshillit të Lartë të Drejtësisë pse mbledhjet bëhen me dyer të mbyllura. Pyetja shoqërohet me heshtje, ndërsa për antarin e KLD-s Gjin Gjoni ky këshill po bunkerizohet.

Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço tha se institucionet që japin drejtësi në Shqipëri mbeten ende të brishta ndaj korrupsionit, ndërsa theksoi se duhet të rritet më tej efiçenca e sistemit dhe transparenca në gjykata. Sipas ministrit Naço, klima e mosbesimit që ka përfshirë sistemin e drejtësisë duhet të ndryshohet me reforma.

Duke dënuar rastet e abuzimit me detyrën nga gjyqtarë të caktuar, apo të praktikave korruptive në sistem, kreu i Shtetit theksoi rëndësinë e zbatimit të penaliteteve për abuzuesit.
 
“Bashkohem me opinionin që sistemi ynë i drejtësisë ka probleme, here pas here serioze. Kemi individë që nga pikëpamja profesionale dhe formimit nuk kanë asnjë lidhje me këtë profesion, dhe ju dëmtojnë të gjithë juve, dhe gjithë sistemin e drejtësisë. Këto raste krijojnë krijimin e një perceptimi të gabuar për sistemin tonë të drejtësisë, pasi në Shqipëri ka gjyqtarë me një nivel të admirueshëm profesional. Dhe këtu qëndron beteja. Duhet të penalizohet aktet korruptive. Janë 4 gjyqtarë të përjashtuar nga sistemi dhe të penalizuar. I kam kërkuar Prokurorit të Përgjithshëm që të verifikojnë dhe të jenë hetues të thellë të çdo rasti korruptiv. Duhet me forcën e ligjit të godasin çdokënd që dëmton qytetarit dhe njollos gjithë sistemin e drejtësisë”, tha Presidenti Nishani.
 
NISHANI: SISTEMI YNË I DREJTËSISË KA PROBLEME SERIOZE
Presidenti Bujar Nishani pranon se sistemi i drejtësisë në vendin tonë ka probleme serioze, ndërsa thekson rëndësinë e vijimit të reformave në këtë fushë. Duke dënuar rastet e abuzimit me detyrën nga gjyqtarë të caktuara, apo të praktikave korruptive në sistem, kreu i Shtetit theksoi rëndësinë e zbatimit të penaliteteve për abuzuesit.
 
“Rreth 25 vite më parë në Shqipëri nuk ekzistonte ministria e Drejtësisë, nuk ekzistonte funksioni i avokatit, por sot kërkojmë me të drejtë standarde të larta europiane, për sistemin e drejtësisë. Diskutojmë për transparencën në gjyqësor, për marrëdhënie të drejta të trupës gjyqësore me opinionin publik, ndihmë ligjore falas, trajtim të grupeve të margjinalizuara të shoqërisë dhe sfidave të tjera.

Bashkohem me opinionin që sistemi ynë i drejtësisë ka probleme, here pas here serioze. Kemi individë që nga pikëpamja profesionale dhe formimit nuk kanë asnjë lidhje me këtë profesion, dhe ju dëmtojnë të gjithë juve, dhe gjithë sistemin e drejtësisë. Këto raste krijojnë krijimin e një perceptimi të gabuar për sistemin tonë të drejtësisë, pasi në Shqipëri ka gjyqtarë me një nivel të admirueshëm profesional. Dhe këtu qëndron beteja. Nëse nuk arrijmë të gjejmë mekanizmin më të mirë të mundshëm që modeli më i mirë të prevalojë në opinionin, por edhe të përmirësojë sistemin do të kemi vështirësi.

Reformat janë të domosdoshme. Do preferoja që reformat në gjyqësor, mos të udhëhiqeshin nga politika, por nga komuniteti i gjyqtarëve. Nuk kemi nevojë të shpikim dhe të gjejmë modele të reja, fare mirë mund t’i adaptojmë modelet evropiane. Gjyqtari përçon reformën në drejtësi tek qytetari.

Modelet që kemi implementuar deri më tani kanë dhënë rezultate të drejtpërdrejta. Do duartrokisja reformat që kishin të bënin me krijimin e mekanizmave që shpejton zbardhjen e vendimeve. Sot është bllokuar procesi i emërimit të gjyqtarëve në gjykata. Do vlerësoja reformat që kanë të bëjnë me trajtimin e gjyqtarëve për grupe të caktuara, siç janë minorenet.

Proceset e vlerësimit, auditimit, kontrollove ndaj gjyqtarëve kërkojnë përmirësim të vazhdueshëm. Mbështes çdo reformë që orientohet tek mekanizmat. Duhet të penalizohet aktet korruptive. Janë 4 gjyqtarë të përjashtuar nga sistemi dhe të penalizuar. I kam kërkuar Prokurorit të Përgjithshëm që të verifikojnë dhe të jenë hetues të thellë të çdo rasti korruptiv. Duhet me forcën e ligjit të godasin çdokënd që dëmton qytetarit dhe njollos gjithë sistemin e drejtësisë.
Ju kërkoj të jeni aktivë në orientimin e reformave në sistemin e drejtësisë”, tha Presidenti Nishani.
 
NACO: KA GJYQTARE TE KORRUPTUAR QE S’NDESHKOHEN, DUHET REFORME
Për ministrin e Drejtësisë, Nasip Naço, lufta ndaj korrupsioni ka bërë progress të kufizuar, dhe se shpesh gjyqtarët përfshihen në praktika korruprive të cilat nuk marrin ndëshkim. Sipas ministrit, klima e mosbesimit që ka përfshirë sistemin e drejtësisë duhet të ndryshohet me reforma. Naço solli në vëmendje kërkesat që ka ngritur për përmirësimin e gjyqësorit, sic është nisma për rishikimin e lerësimit të gjyqtarëve, përmbyllja e procesit të emërimeve në gjykata administrative, dhe zgjidhja e mosemërimit të magjistratëve.

“Ministria e Drejtësisë mbetet e vendosur në vijimin e reformave në drejtësi, dhe në rritjen e besimit të qytetarëve ndaj këtij sistemi. Lufta ndaj korrupsionit gjyqësor ka bërë progres të kufizuar. Por shpesh gjyqtarët përfshihen në praktika korruptive të pandëshkuara. Nevojitet rritja e transparencës dhe eficencës së sistemit. Një klimë e përgjithshme mosbesimi ndaj sistemit është krijuar në vend. Kjo situatë duhet të pranohet si një realitet që duhet ndryshuar, dhe duhet të koordinojmë përpjekjet tona në këtë drejtim. Reforma në këtë drejtim duhet të ndërmerren së bashku, dhe këtë ia kam kërkuar edhe KLD. Inkurajoj KLD të ecë sipas prioriteteve. Kërkoj të përmbyllet procesi i emërimeve në gjykata administrative. Kam kërkuar zbatimin e dekretit të presidentit për caktimin e numrit të gjyqtarëve të Shkallës së Parë, Administrative dhe të Apelit. Kam kërkuar të zgjidhet absurdi i mosemërimit të magjistratëve. Kam kërkuar rishikimin e sistemit të vlerësimit të gjyqtarëve. Ministria e Drejtësisë ka ndërmarrë nismën për hartimin e projektligjit për vlerësimin e gjyqtarëve. Ky është rekomandim nga misioni EURALIUS. Gjyqtarët duhet të zgjedhin përfaqësuesit në KLD. Duhet të kontribuoni për prioritetet në reforma në projektrezolutën që do të miratoni. Të zgjedhurit tuaj në KLD shfrytëzojnë mandatin duke promovuar vetveten. Një frymë e tillë jo vetëm nuk ndihmon në përmirësimin e besimit të qytetarëve tek sistemi, por e dëmton atë”, - u shpreh ministri i Drejtësisë, Nasip Naço.

ZAGANJORI: PROBLEMATIKE, PROCESET ME VONESA
Kryetari i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori, njëherësh kryetar i Konferencës Gjyqësore Kombëtare, tha gjatë fjalës hapëse se, "mbledhja e konferencës vjen në një moment të rëndësishëm kur kërkohet rritja e performancës së pushtetit gjyqësor, jo vetëm në kuadër të integrimit të vendit por edhe për t’i shërbyer interesave të qytetarëve, dhe forcimit të shtetit të së drejtës. “Sistemi i drejtësisë po i nënshtrohet reformave. Vitet e fundit ndryshimet në gjyqësor kanë qenë të shumta në shërbim të një sistemi të pavarur’, tha Zaganjori.

Prof. Dr. Xhezair Zaganjori, theksoi rëndësinë e vijimit të reformave në sistemin e drejtësisë, duke u shprehur se lufta ndaj korrupsionit është një çështje e rëndësishme për drejtësinë shqiptare. Ndërkaq, Zaganjori është ndalur tek problematikat kryesore me të cilat përballet sot sistemi i drejtësisë në vendin tonë.

“Lufta kundër korrupsionit është një nga çështjet me të rëndësishme me të cilat përballet sot drejtësia shqiptare. Ka ende të meta në procesin gjyqësor. Ndërkombëtarët kanë dhënë një kontribut të çmuar në përmirësimin e sistemit gjyqësor në vend. Cilësia e vendimeve gjyqësore është ende e dobët. Ka një numër të madh çështjesh të akumuluara që përbën problem shqetësues për gjykatat. Dhe duhet të shtrohen dhe të gjenden zgjidhje të përshtatshme. Shoqëria shqiptare prodhon një numër të madh konfliktesh, një pjesë e tyre e prodhuar nga vetë shteti. Ndaj kërkohen mekanizma. Një pjesë e tyre mund të zgjidhen nëpërmjet ndërmjetësimit. Duhet të disiplinohet puna e gjyqtarëve në raport me publikun. Duhet të ketë një menaxhim më të mirë të kohës në realizimin e procesit, për t’i realizuar proceset pa vonesa. Duhet të përshëndetet puna e bërë nga Gjykata Administrative e Apelit, për marrjen e masave për plotësimin e nevojave me ndihmesa. Edhe pse numri i çështjeve të grumbulluara në vite në këtë gjykatë vazhdon të jetë i lartë. Shpreh bindjen se gjendja do të përmirësohet dukshëm në realizimin e çështjeve të gjykimit. Do të donim të bëheshin sa më parë ndryshimet në ligj për çështjet e Gjykatës Administrative. Gjykata e Lartë nuk duhet të punojë nën presionin e numrit të madh të çështjeve. Kjo gjykatë nuk është fabrikë. Numri i çështjeve që shqyrton në seancë duhet të jetë i kufizuar. Këto problematika shtrojnë nevojën për vijimin e reformave në sistemin e drejtësisë”, u shpreh Zaganjori.

Ndër arritjet e deritanishme të sistemit gjyqësore, kreu i Gjykatës së Lartë, përmendi krijimin dhe funksionimin e Gjykatave Adminsitrative, ndryshimet ne Gjykatën e Lartë, në Kod, duke ulur ngarkesën e çështjeve dhe duke përmirësuar shpejtësinë dhe cilësinë e proceseve. “Hartimi i prioriteteve ka nevojë për pjesmarrjen dhe për kontributin e të gjithë aktorë të përfshirë në gjyqësor, klasës politike dhe vetë qytetarëve”, tha Zaganjori.

URIAS: E KENI EKSPERIENCEN PER TE LUFTUAR KORRUPSIONIN
Ish-drejtuesi i misionit EURALIUS III, Joaquin Urias, tha se shqiptarët kanë eksperiencën e nevojshme dhe aftësitë për të thelluar luftën ndaj korrupsionit, edhe pa pasur nevojë prezencën e ekspertëve amerikanë apo europianë të sistemit të drejtësisë. Sipas Urias ka një sërë praktikash që mund të ndiqen për të zgjidhur problemet në drejtësi, ndërsa theksoi rëndësinë e përcaktimit të objektivave dhe qëllimeve në këtë drejtim.
 
“Ne nuk kemi parë vetëm një progres ekonomik në rritjen e standardet e jetesës, por edhe në veprimet e gjyqësorit. Por keni një problem që ne duhet ta njohim, duhet të veprojnë të gjithë në luftën ndaj korrupsionit. Nëse ne nuk thyejmë barrierat për të plotësuar ëndrrën tonë në këtë drejtim, do të ketë vështirësi. Shqiptarët nuk kanë nevojë për persona nga SHBA apo Europa, por mund t’ia dilni vetë në këtë drejtim. Gjyqet, proceset, zgjasin shumë, dhe drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar. Ka shumë praktika si të zgjidhet ky problem, disa prej të cilave i përmendi kryetari i Gjykatës së Lartë. Ju duhet të luftoni korrupsioni, të përcaktoni objektivat”, tha ish-drejtues i misionit EURALIUS III, Joaquin Urias.
 
CFARE ESHTE KONFERENCA GJYQESORE KOMBETARE
Konferenca Gjyqësore Kombëtare (KGJK) është mbledhja e të gjithë gjyqtarëve të gjykatave të shkallës së parë, gjyqtarëve të gjykatave të apelit dhe gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë.

Këshilli Ekzekutiv i KGJK-së mbikëqyr organizimin dhe administrimin e brendshëm të KGJK-së. Ai përbëhet nga: a) Kryetari i Gjykatës së Lartë; b) 8 gjyqtarë të gjykatave të shkallës së parë; c) 5 gjyqtarë të gjykatave të apelit; ç) 1 gjyqtar i Gjykatës së Lartë. KGJK-ja mblidhet të paktën një herë në vit në mbledhje të përgjithshme.

Redaksia Online
(e.s/Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Durrës/ U dëmtua nga një makineri gjatë punës, ndërron jetë 50 vjeçari (EMRI)

Durrës/ U dëmtua nga një makineri gjatë punës, ndërron jetë 50 vjeçari (EMRI)