Nishani këndon labçe:Unë jam Ismail
 Qemali, mbrapa më vjen historia

Nishani këndon labçe:Unë jam Ismail<br /> Qemali, mbrapa më vjen historia
TIRANE - Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani ka kënduar sot labçe këngën Unë jam Ismail Qemali dhe mbrapa më vjen historia. I pranishëm në aktivitetin e dekorimit të ansamblit folklorik ‘Cipini’ ka qenë edhe Gramoz Ruçi.
 
Nishani përmes një ceremonie të veçantë ka dekoruar sot ansamblin Folklorik ‘Cipini’ nga Vlora, me titullin ‘Mjeshtër i Madh’, për vlerat e veçanta të këngës popullore shqiptare të krahinës së Labërisë. ‘Zëri mos ju lëntë kurrë, shpirti ju këndoftë gjithmonë,” ishte ky urimi i Presidentit, për këngëtarët.

Për nder të presidentit Nishani, grupi i këngëtarëve të Ansamblit i ka dedikuar një këngë Nishanit, dhe pikërisht këngën me titull: ‘Unë jam Ismail Qemali mbrapa me vjen historia’.

I rrethuar nga gjithë kjo atmosferë e këndshme që të fal muzika popullore shqiptare (polifonia labe), duket se as vetë Presidenti nuk ka mundur t’u rezistonte vargjeve të këngës, ndaj dhe ka nisur të këndojë bashkë me këngëtarët.

Grupi i këngëtarëve dhe valltarëve të Ansamblit Folklorik Cipini që konsiderohen si bilbilat e këngës shqipe, janë vlerësuar me dhjetëra çmime brenda dhe jashtë vendit, në festivale të ndryshme ku ata kanë marrë pjesë.

Polifonia shqiptare, si një vlerë e pamohueshme e folklorit shqiptar e krijuar prej brezash nga populli ynë, ndahet në dy zona kryesore ku ajo interpretohet në polifoninë toske dhe polifoninë labe, të cilat kanë karakteristikat e tyre të veçanta në mënyrën se si interpretohen.

Nisur nga këto vlera të pamohueshme të polifonisë shqiptare në trashëgiminë tonë shpirtërore, por dhe në atë botërore, më 25 nëntor 2005, ajo u shpall "Kryevepër e trashëgimisë gojore e njerëzimit", e mbrojtur nga UNESCO.

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS