Nishani:Kërkoj falje për të vrarët
në diktaturë, ligj për pafajësinë

Nishani:Kërkoj falje për të vrarët<br />në diktaturë, ligj për pafajësinë
Presidenti Bujar Nishani ka dekoruar me urdhrin e “Flamurit Kombëtar” 38 martirët e Kishës Katolike që u lumturuan nga Vatikani, ndërsa në emër të shtetit shqiptar ka kërkuar falje për krimet e komunizmit.
 
Nishani u shpreh se duhet të ndahemi nga dogmat totalitare, ndërsa u kërkoi falje familjarëve të viktimave të sistemit komunist për krimet që u kryen.
 
"Me shumë përulësi u kërkoj falje të sinqertë në emër të shtetit, familjarëve dhe pasardhëseve të viktimave të diktaturës komuniste.
 
I kërkoj falje Kishës Katolike shqiptare dhe kujtdo tjetër që u prek deri në palcë, që u vra pafajësisht, që u përndoq deri në tre breza dhe u internua padrejtësish
t" deklaroi Nishani.

Gjithashtu Presidenti ka kërkuar hartimin e një ligji të posaçëm nga Parlamenti që ngarkon Ministrinë e Drejtësisë për të rigjykuar të gjitha rastet e dënuar nga diktatura.
 
"Propozoj sonte që Parlamenti shqiptar të hartojë një ligj të posaçëm për Gjykatën Speciale, duke ngarkuar Ministrinë e Drejtësisë për të iniciuar procesin e vonuar dhe të domosdoshëm të rigjykimit me kërkesë të dhënies së pafajësisë" tha Nishani.

[gallery]19570[/gallery]
Fjala e plotë e Presidentit Nishani
"Gjithë jetën jetuan dhe ushtruan vokacionin brenda formulës 'atdhe dhe fe' , qëndruan heroikisht përballë torturave dhe vendimit që i dënonte me vdekje.
 
Mund të themi se ishin klerikë dhe intelektualë, mendimtarë të këtij vendi në të gjitha ngjarjet e rëndësishme nga Rilindja kombëtare, te konsolidimi i shtetit pas 1912 etj.
 
Krijuan modelin e qëndresës dhe përballjes kundër tiranisë që i kishte shpallur luftë edhe Zotit.
 
Papa Francesku, i shpalli të lumë duke i bërë pjesë të historisë së përbotshme.
 
Duke na ftuar edhe ne të ndahemi nga dogmat totalitare, ata nuk kanë nevojë për asgjë, ndërgjegjja jona ka nevojë që të kërkojë falje, të identifikohet me ta, ka nevojë ti nderojë ata, t'u rrëfejë fëmijëve për ata.
 
Pranimi i krimeve të regjimit komunist dhe kërkesa për falje drejtuar familjarëve të viktimave na ndihmon të gjithëve të ecim përpara pa pasur frikë nga fantazmat e të kaluarës.
 
Me shumë përulësi kërkoj falje të sinqertë në emër të shtetit familjarëve dhe pasardhëseve të viktimave të diktaturës komuniste.
 
I kërkoj falje Kishës Katolike shqiptare dhe kujtdo tjetër që u prek deri në palcë, që u vra pafajësisht, që u përndoq deri në tre breza dhe u internua padrejtësisht.
 
Shteti shqiptar u kërkon përulësisht ndjesë
.

Propozoj sonte që Parlamenti shqiptar të hartojë një ligj të posaçëm për Gjykatën Speciale, duke ngarkuar Ministrinë e Drejtësisë për të iniciuar procesin e vonuar dhe të domosdoshëm të rigjykimit me kërkesë të dhënies së pafajësisë.

38 martirët e dekoruar
Imzot Vinçenc Prennushi
Dom Anton Zogaj
Dom Dedë Maçaj
Dom Dedë Malaj
Dom Anton Muzaj
At Giovanni Fausti
At Gjon Shllaku
At Mati Prendushi
At Gasper Suma
Dom Alfons Tracki
Dom Dedë Plani
At Serafin Koda
Dom Jak Bushati
Dom Jozef Marksen
Dom Ejell Deda
Dom Lek Sirdani
Dom Mikel Beltoja
Dom Ndre Zadeja
Dom Lazër Shantoja
Dom Shtjefën Kurti
Fran Miraka laik
Gjelosh Lulashi laik
Dom Pjetër Çuni
Mons. Frano Gjini
Sem. Mark Çuni
At Bernardin Palaj
Maria Tuci Postulante
At Çiprian Nika
Frat Gjon Pantalia
Papa Josif Papamihali
At Daniel Dajani
At Karl Serreqi
Dom Luigj Prendushi
Imzot Jul Bonati
Dom Mark Xhani
Dom Ndoc Suma
Qerim Sadiku laik
Dom Marin Shkurti

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

VIDEOLAJM/ Dita e Pavarësisë, 112-vjetori festohet edhe në Fier! Qytetarët me flamuj kuq e zi paradë në qendër të qytetit

VIDEOLAJM/ Dita e Pavarësisë, 112-vjetori festohet edhe në Fier! Qytetarët me flamuj kuq e zi paradë në qendër të qytetit