TIRANE - Presidenti i Republikës Bujar Nishani ka paralajmëruar mazhorancën se do të rrëzoj ndryshimet e propozuara në ligjin për Gjykatën e Lartë. Ndërkohë që qeveria është në pritje të dekretit të kreut të shtetit për këto ndryshime, Nishani ka kërkuar dje nëpërmjet një letre të hapur nga kryetarët e 5 grupeve parlamentare në Kuvend , bashkëpunim për hartimin e kritereve përzgjedhëse për dy anëtarët e rinj për Gjykatën e Lartë.
Vetëm dy ditë pas miratimit të rezolutës që zgjidhi ngërçin politik mes mazhorancës dhe opozitës e cila u përshëndet edhe nga vetë kreu i shtetit, ai zgjedh që të injoroj ndryshimin e qeverisë në lidhje me emërimet në Gjykatën e Lartë.
"Bazuar në listën e konkurrentëve, kërkoj bashkëpunimin tuaj në dhënien e mendimeve për përcaktimin e kritereve konkrete dhe performancën që duhet të kenë dy anëtarët e rinj të Gjykatës së Lartë, në respekt të kërkesës kushtetuese për kualifikim të lartë, përbërje cilësore dhe të përshtatshme të Gjykatës së Lartë”, shkruan Presidenti Nishani në letrën e tij. Ndryshe nga herët e tjera ku kreu i shtetit i ka ftuar në zyrën kryetarët e grupeve parlamentare, këtë herë Nishani u ka lënë afat deri më 5 janar secilit prej tyre për dhënie mendimi.
Megjithëse në letrën e Presidentit kërkohet dhënie mendimi për përcaktimin e kritereve me anë të së cilave do të bëhet edhe përzgjedhja e dy anëtarëve të rinj të Gjykatës së Lartë, kreu i shtetit anashkalon faktin se listën me emrat e kandidatëve e ka formuluar vetë institucioni i drejtuar prej tij. Një vendim i tillë nga kreu i shtetit është tregues se vetë ai vetë nuk do të jap dakordësinë për ndryshimet e miratuara nga qeveria duke bërë që edhe vetë qeveria të reagojë në të njëjtën formë, duke e rrëzuar për të gjashtën herë dekretin e tij për vendet vakante në Gjykatën e Lartë.
Ndryshimet
Qeveria miratoi dy javë më parë ndryshimet në ligjin për Gjykatën e Lartë, duke dhënë në këtë formë një zgjidhje për ngërçin e krijuar nëpërmjet saj dhe institucionit të Presidencës. Zgjidha e ofruar nga mazhoranca parashikonte krijimin e një Këshilli Konsultativ pranë institucionit të Presidencës, këshill në përbërje të së cilit të ishin krerët e institucioneve të drejtësisë në vend.
Qëllimi i qeverisë me krijimin e këtij këshilli ishte ulja e ndikimit subjektiv dhe politik të kreut të shtetit në procesin e dekretimit të kandidatëve për anëtarë të Gjykatës së Lartë si dhe rritja e emerimeve me kritere përzgjedhëse më të larta. Ende asnjë prej krerëve të grupeve parlamentare të PS, PD, LSI, PR dhe PDIU nuk kanë kthyer një përgjigje zyrtare për kreun e shtetit, por pritet që mazhoranca të jetë kundër këtij veprimi të kreut të shtetit që bie ndesh me vendimin e miratuar pak ditë më parë në Kuvend.

Redaksia Online
(g.f/Sqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO