Nishani-liderëve të Kosovës: Votoni
Gjykatën Speciale,s’keni alternativa

Nishani-liderëve të Kosovës: Votoni<br />Gjykatën Speciale,s’keni alternativa
Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, të premten, u ka bërë thirrje deputetëve të Kosovës që ta votojnë pakon ligjore që krijon bazën për themelimin e Gjykatës Speciale, e cila do t’i trajtojë krimet që pretendohet t’i kenë kryer pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në një intervistë ekskluzive për Kohën Ditore ai ka thënë se tjetër alternativë nuk ka.

Gjatë një interviste dhënë “Kohës Ditore”, kreu i shtetit shqiptar ka folur edhe për Specialen, krahas shumë temave të tjera, përfshirë ngjarjet në Kumanovë, rolin që luan faktori shqiptar në rajon dhe marrëdhëniet Shqipëri - Kosovë.

Intervista e plotë do të botohet në numrin e së hënës. Në numrin e sotëm raportohet vetëm qëndrimi i presidentit Nishani dhënë për Gjykatën Speciale.

Për sa kohë ka një kërkesë nga komuniteti ndërkombëtar që pretendime të caktuara për raste të caktuara, për individë të caktuar, kërkojnë të hetohen dhe të gjykohen për të vërtetuar fajësinë apo pafajësinë e tyre, unë besoj që nuk ka nevojë për një dilemë dhe nuk a alternativë, përveçse për ta krijuar këtë mekanizëm dhe për t’u dhënë mundësinë të gjitha pretendimeve të ngritura për t’u hetuar dhe për t’u vërtetuar se sa ato qëndrojnë apo nuk qëndrojnë”,-ka thënë presidenti Nishani.

Redaksia Online
(a.h/shqiptaja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Keni kollë gjatë natës? Ja si ta kuptoni nëse është ftohje apo alergji

Keni kollë gjatë natës? Ja si ta kuptoni nëse është ftohje apo alergji